Nga titullar me Spaletin në një lojtar që ngroh stolin me Konten, futbollisti i Interit merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 17:25

Nga titullar me Spaletin në një lojtar që ngroh stolin me Konten, futbollisti i Interit merr vendimin për të ardhmen

Mateo Politano po kalon një periudhë të vështirë te Interi këtë sezon, teksa nuk është një titullar nga trajneri Konte.politano-13-e1569445601224

Para një sezoni, sulmuesi italian ishte një titullar i padiskutueshëm në drejtimin e Spaletit, por nuk po i ndodh e njëjta gjë edhe këtë sezon. Për këtë arsye kanë filluar të qarkullojnë lajme se futbollisti po mendon largimin nga Interi, që në merkaton e janarit.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Politano ka vendosur të qëndrojë te zikaltërit dhe të përpiqet të fitojë një fanellë titullari.

Lojtari nuk e mendon largimin, dhe do të synojë të ndryshojë mendimin Kontes, për t’i dhënë atij më shumë minuta në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"