Nga Tirana te Milani, ja 43 rastet kur godet UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 20:06

Nga Tirana te Milani, ja 43 rastet kur godet UEFA

“Fair Play Financiar” është mundësia e parë për një klub për të pasur lehtësi manovrash në rast problemesh ekonomike. Kjo marrëveshje njihet nga UEFA në momentin që kjo e fundit vërteton që klubi kërkues i aktit ka mundësi barazimi të bilanceve brenda një afati të caktuar.

Milan Inter

Që kur kjo manovër ekziston, nuk janë pak klubet që e kanë përfituar, megjithatë ekziston edhe një mundësi e dytë, e cila gjithashtu në të kaluarën u është dhënë disa klubeve. Në historikun e kësaj marrëveshjeje ekziston vetëm një rast kur UEFA ka mohuar paktin e shkallës së parë dhe të dytë.

fasone milan1

Bëhet fjalë për një klub rus, por që nuk i përket elitës të së mëdhenjve europianë. Në fjalimin e Marko Fasones që pasoi vendimin e UEFA-s, administratori kuqezi foli me tone të ashpra për vendimmarrjen kundër kuqezinjve. Nuk duhet harruar që UEFA ndër vite nuk ka vepruar me dorë të lehtë ndaj klubeve që nuk respektonin rregullat.

TË PËRJASHTUARIT- Dora e hekurt e zyrtarëve të Nionit ka goditur jo pak herë. Që nga viti 2014 e deri më sot janë 16 shoqëritë sportive të sanksionuar me përjashtim nga kompeticionet evropiane, ndërsa kanë qenë 27 ato që kanë gjetur gjuhën e duhur me UEFAn, një prej të cilave është edhe Tirana e gjobitur këtë vit.

tirana europa lig

Parametrat ekonomikë janë një kusht i detyrueshëm për një futboll të shëndoshë dhe Aleksandër Ceferin dhe vartësit e tij kanë ndëshkuar disa klube ballkanase si Cervena Zevdza dhe Partizani në Serbi, Panathinaikos në Greqi e së fundmi edhe Sioni në Zvicër.

VENDIMET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"