Nga Tirana te Liverpuli, virusi i mallkuar prish sezonin fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 19:33

Nga Tirana te Liverpuli, virusi i mallkuar prish sezonin fantastik

Futbolli është gjëja e fundit për të cilën mendohet në këto momente të vështira që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë së koronavirusit, por kujdes: Futbolli është një nga industritë që qarkullon dhe gjeneron më shumë të ardhura në të gjitha kontinentet.

The first coronavirus case in Athens is confirmed, Greece - 27 Feb 2020

Nëse bilancet për aspektin ekonomik do të bëhen kur të mbarojë e gjithë kjo situatë, le të flasim për aspektin emocional. Qindra tifozë po prisnin fundin e këtij sezoni për të parë ekipet e tyre që do të ngrinin trofeun dhe do të arrinin objektivin, por tani kjo pritje bëhet e gjatë, e lodhshme dhe kaplohet nga një frikë se ndoshta sezoni futbollistik ka përfunduar pa shpallur fituesit.

Tani nuk është thjesht një ide e çmendur, por një çmenduri që mund të ndodhë realisht për shkak të pamundësisë dhe mungesës së kohës për të zhvilluar kampionatet.

Pritja e Liverpulit- I mbani mend “memet” që Mançester Junajtid transferoi Igalon për të sjellë virusin nga Kina në mënyrë që Liverpuli të mos fitonte titullin kampion? Ishte një shaka që bëhej në rrjet kundër tifozëve të kuq, por tani duket një realitet i hidhur.

skysports-virgil-van-dijk-liverpool_4945649

Kampionati anglez është ndalur dhe nuk dihet ende kur do të fillojë. Ky ishte viti i madh i Liverpulit të Jyrgen Klopit, i cili nuk pati rivalë në kampionat dhe po udhëhiqte me 25 pikë diferencë nga Siti. Por rivali erdhi nga Kina dhe ishte koronavirusi… Liverpuli po priste prej 30 vitesh për këtë ditë, por ja që “vuajtja” nuk paska fund.

Lacio po ëndërronte- Nuk do shumë filozofi për të kuptuar se Lotito, president i Lacios, është ndër të vetmit që do rifillimin e kampionatit Italian sa më shpejt. Skuadra e tij po kalonte një sezon fantastik dhe të githë mendonin se mund të fitonte titullin duke përfituar nga ndalesa e Interit dhe ulje-ngritjet e Juventusit.

Lacio

Edhe bardhekaltrit pop resin prej 20 vitesh nëj titull kampion, i cili duket se nuk do të vijë kurrë. Në Itali po mendojnë seriozisht që t’i japing fund këtij sezoni pa e shpallur fituesin dhe të vazhdojnë vitin tjetër me 22 skuadra.

Ditëlindja e Tiranës- Të gjitha rrugët të çonin te… Tirana kampione e Superiores. Do të jetë diçka fantastike për 100-vjetorin e kryeqytetit. Bardheblutë të rimëkëmbur me Egbonë po ecnin të sigurt drejt këtij objektivi dhe kupës, e cila mungon prej 11 vitesh në palmaresin e skuadrës.

Muca Tirana

“Lufta” në Spanjë- Kampionati spanjoll ishte një nga më të bukurit e viteve të fundit dhe Reali me Barcelonën kishin vendosur të sfidonin njëri-tjetrin deri në frymën e fundit. Katalnasit kanë qenë dominues të La Ligës të kësaj dekade, por madrilenët e kishin si objektiv kryesor kampionatin spanjoll dhe ishin motivuar në maksimum për të.

La liga

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"