Nga Tirana në Lezhë, Kodra: Ja pse u largova nga Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 21:37

Nga Tirana në Lezhë, Kodra: Ja pse u largova nga Besëlidhja

Portieri Marvin Kodra ishte sezonin e shkuar titullar me ekipin e Besëlidhjes. I dalë nga KF Tirana, duke luajtur nga moshat deri me ekipin e parë, Kodra në një intervistë për “Panorama Sport” flet për kampionatin e fundit me lezhjanët, ndërsa pranon se iku nga bardheblutë për të gjetur hapësirën e duhur për të luajtur. Kodra gjithashtu pranon se ka disa oferta për sezonin e ri, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

kodra

Marvin, si mund ta konsideroni sezonin e parë me Besëlidhjen?
Sezonin e parë me Besëlidhjen në aspektin personal mund ta konsideroj të mirë. Në aspektin e objektivave të klubit, jo aty ku duhej. Të paktën duhet të renditeshim në gjashtë vendet e para në përfundim të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Çfarë ndryshimi ka Kategoria e Parë me Superioren?
Kategoria e parë në ndryshim nga Kategoria Superiore është më e egër dhe e luftuar në aspektin fizik.

Përse u larguat nga Besëlidhja?
Te Besëlidhja kalova një vit të mirë, pasi shokët, stafi teknik dhe presidenti që ditën e parë më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të përshtatem me kampionatin e ri. Nga Besëlidhja u largova, sepse dua të provoj një eksperiencë të re në futboll dhe shpresoj që të realizoj shumë shpejt.

Cili është synimi juaj për sezonin e ri?
Për këtë sezon synimi im është që të bëj paraqitje më të mira se nga edicioni i shkuar, sepse kështu rritem profesionalisht.

Mund të na zbuloni diçka për të ardhmen?
Kam pasur kontakte me disa skuadra të niveleve të ndryshme, por ende nuk kam vendosur për të ardhmen.

Çfarë i duhet një portieri për të kapur majat?
Një portieri për të kapur majat i duhet shumë punë dhe vullnet. Asnjëherë nuk duhet të neglizhojë stërvitjen dhe të mos dorëzohet nga ana psikologjike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"