Nga “thumbimi” i Andi Lilës te dëmtimet, Lerda: Jemi stërvitur në kushte të mira, kujdes sulmin e Flamurtarit!

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 12:58

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Partizani Të fundit

Nga “thumbimi” i Andi Lilës te dëmtimet, Lerda: Jemi stërvitur në kushte të mira, kujdes sulmin e Flamurtarit!

Partizani do të përballet me Flamurtarin ditën e nesërme, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore! Trajneri i Partizani, Franko Lerda, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa foli për përballje e nesërme ku  kërkoi përqëndrim maksimal nga skuadra. Italiani nuk i kurseu elozhet për kundërshtarët.

Lerda

Nesër luan vendi i parë me vendin e fundit, i duheni një nënvlerësimi të skuadrës?

Kur përballet skuadra e vendit të parë me vendin e fundit, sigurisht që ekziston një nënvlerësim, apo një mosimpenjim nga ana e skuadrës. Por, unë dua të konfirmoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që mbart ky takim.  Duke respektuar kundërshtarin, ne do të arrijmë të marrim maksimumin nga ky takim, të bëjmë më të mirën që dimë të bëjmë. Për sa i përket rezultatin, do të varet nga episodet e lojës, apo nga gjërat e tjera brenda fushës.

Cila është pika më e fortë e Flamurtarit?

Në ndeshjen e parë, fituam në inferioritet numerik, pasi ishim me 10 lojtarë. Flamurtari do të ketë respektin tonë maksimal, duke parë dhe ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, nuk e meritonin të humbisnin. Për sa i përket fazës ofensive, kanë sulmues mjaft potent, duhet të mos iu lemë hapësira për të na goditur.

Është ky momenti i duhur për t’u shkëputur?

Momenti për ne është që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Duhet të fokusohemi vetëm që të marrim 3 pikët e radhës. Duhet të kalojmë pozitivisht takimin e radhës.

Si do të luajë Partizani ndaj Flamurtarit?

Unë e bazon formacionin duke parë gjendjen fizike të lojtarëve gjatë javës. Duke parë gjendjen fizike të lojtarëve në stërvitje, më pas vendos edhe për formacionin titullar që do të hedh në fushë.

Keni parë ndonjë ndryshim te skuadra gjatë kësaj jave?

Janë disa faktorë, ndër më të rëndësishmet, janë ditët dhe java që ne përgatitemi. Në çdo seancë stërvitore shoh gjendjen e lojtarëve. Nuk është se mendoj se si ka luajtur formacioni i javës së kaluar, gjithçka vendoset nga seanca stërvitore.

Kushtet e vështira atmosferika…

Përgatitjet i kemi zhvilluar në kushtet mjaft të mira. Jemi përgatitur në Pezë në terren artificial. Kam mësuar se terren në Vlorë do të jetë i përshtatshëm. Shpresoj të mos ketë rreshje shiu.

E shikoni Flamurtarin e ngjashëm me Luftëtarin?

Nuk mund ta them që çdo skuadër ka ngjashmëri më tjetrën. Pasi secila skuadër ka mënyrën e vet të ndeshjes, mënyrën e vetë të filozofisë së lojës. Edhe trajnerët kanë idetë e veta si e rreshtojnë skuadrën në fushë. Nuk ka skuadër të ngjashme, për sa i përket aspektit të lojës.

Me këto skuadra ndeshja bëhet e vështirë, deri në momentin kur shënon…

Po është e vërtetë! Është për t’u marrë në konsideratë ky fakt. Në momentin që shënon gjithçka bëhet më e lehtë, por sigurisht deri në momentin që do zhbllokohet rezultati duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Nuk do të harrojmë, që ndaj Kukësit, edhe pse pësoi gol, Flamurtari ka pasur disa mundësi shënimi. Është e rëndësishme që të kemi përqëndrimin maksimal, jo vetëm për të zhbllokuar rezultatin, por edhe për të menaxhuar takimin. Janë ndeshje shumë delikate. Kampionati shqiptar, nuk bën përjashtim nga kampionatet e tjera, po marrim si shembull Italinë.

Ne duhet të kemi respekt për veten tonë. Duke pasur respekt për veten tonë, respektojmë dhe kundërshtarin. E thashë dhe më përpara, në këto ndeshje, kur përballet kryesuesja e kampionatit, me vendin e fundit, mendoj që janë ndeshje delikate dhe duhet të kenë vlerësimin maksimal.

Çfarë po ndodh me Solomon?

Solomon i është nënshtruar një programi riaftësimi. Për momentin nuk mund ta themi kur do të rikthehet dhe të jetë i gatshëm për skuadrën. Po punon hap pas hapi, duke ndjekur programin e stafit mjekësor.

E njëjta situatë mendoj që është edhe për Hakajn dhe Kote, të cilët janë duke vijuar fazën e rikuperimit. Do bashkohen me skuadrën në momentin që do të jetë gati.

Andi Lila deklaroi që Partizani me Lerdën do të lërë pikë dhe Tirana do të shkëputet 5-7 pikë…

U përgjigj klubi për këtë…

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com