Nga tensioni mes ekipeve tek vendësit që pyesin për Bitrin, pikantet e Umraniespor-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 18:20

Nga tensioni mes ekipeve tek vendësit që pyesin për Bitrin, pikantet e Umraniespor-Partizani

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të Umraniespor-Partizani.

partizani

*Ashtu si Sivaspor edhe lojtarët e Umraniesporit kanë veshur fanella të zeza dhe në minutën e 11-të gjyqtari i urdhëron të veshin jelekë, pasi ka probleme me dallimin e lojtarëve të dy skuadrave. Uniforma me ngjyrë vishnje e Partizanit, ngjante me atë të zezë të Umraniespor. Në pjesën e dytë lojtarët turq dalin në fushë me fanella të bardha, pa pasur nevojë të veshin jelekë.

*Nuk mungon tensioni as në një miqësore. Arinaldo Rrapaj përplaset me një nga kundërshtarët dhe shkakton një rrëmujë, që zgjat rreth një minutë. Më pas gjithçka qetësohet dhe ndeshja vijon normalisht.

*Të kuqtë vazhdimisht nuk janë dakord me vendimet e arbitrit në pjesën e parë. Në një moment habi shfaq edhe drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini.

*Ndeshjet që luajnë në liga më të forta janë një reklamë për lojtarët, që në rast se bëjnë paraqitje të mira, mund të zgjojnë interes. Pjesëtarëve të stafit të Umraniespor, të ulur në tribunën e vogël të fushës, u pëlqen paraqitja e Eneo Bitrit. Dikush dëgjohet të thotë: Sa vjeç është ai stoperi?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"