Nga Tatarushanu te Kastijeho e Maldini, titulli i linjave të dyta te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 23:42

Nga Tatarushanu te Kastijeho e Maldini, titulli i linjave të dyta te Milani

Gjatë gjithë sezonit që u kurorëzua me shpalljen kampion të Italisë, Stefano Pioli nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur rezervat. Me shumicën e ndeshjeve të nisura nga pankina, nuk kanë qenëtë paktë ata që janë përgjigjur me profesionalitet dhe përkushtimsa herë që trajneri kuqezi i ka thirrur. Pa anashkaluar kontributine të tjerëve, kanë qenë pesë ata që kanë shënjuar sezonin kuqezime momente kyçe.

MILAN 3

TATA NË DERBI – Portieri rumun ka pasur një përgjegjësi tëmadhe mbi shpatulla në periudhën kur Menja ishte jashtë fushe,me një rendiment prej 10 golash të pësuar në 540 minuta. Tatarushanu nuk ka zhgënjyer në 6 ndeshjet në kampionat dhe 3 nëChampions, duke kulmuar me paraqitjen në derbin e fazës sëparë, aty ku penalltia e pritur ndaj Lautaros, i ka mundësuar Milanit të barazojë ndeshjen më vonë. Barazimi rezultoi shumë irëndësishëm, për avantazhin në ndeshje direkte pas fitores sëfazës së dytë, që në finalen e sezonit ishte një dozë qetësie për”Djallin”.

GABIA, MUR NDAJ ROMËS – Djaloshi i mbërritur nga sektori itë rinjve pati në dispozicion 537 minuta të shpërndara në 8 ndeshje,6 prej të cilave titullar. Edhe pse pas paraqitjeve fantastike tëKalulusë përfundoi i fundit në hierarki, gjithmonë ka qenë i gatshëm të mbulojë të gjithë repartin defensiv. Përkrah Pierrit nëfitoren ndaj Romës 3-1, dyshja mbi të cilën shumë dyshonin, i dhatë drejtë.

GJITHOLOGU KRUNIÇ – Ka luajtur 1400 minuta, por kanë qenëvetëm 15 ndeshjet e tij nga minuta e parë. “Për skuadrën bëjgjithçka”, ishte fraza e boshnjakut që i ka rrëmbyer zemrën gjithëskuadrës kuqezi, diçka që Rade e ka treguar në fushë. Të shumtarolet e mbuluara nga ai, që ka bërë fantazistin, mesfushorin parambrojtjes, madje kur ka qenë nevoja edhe lojtarin e krahut. Njëxhol për Piolin.

LOTËT E KASTIJEHOS – Në Milan-Verona 3-2, ishte thelbësorehyrja e tij në fushë për të përmbysur miqtë. Nga koret për talarguar, tifozët dhe gjithë Milani e vlerësuan spanjollin për impenjimin dhe lotët që derdhi për fanellën në atë ndeshje, që më pas isiguruan edhe 4 ndeshje të tjera, për një total prej 124 minutash.

DANIELI BËN HISTORINË – Edhe Maldini ka firmën e tij nësuksesin e Milanit, pasi në 25 shtator me atë gol ndaj Specias idha fitoren kuqezinjve, duke i dhënë vazhdimësi dinastisë Maldinime fanellën kanë bërë që Daniele të mos jetë inferior në kontribut përballë pjesës tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"