Nga syzet e Klopit te këpucët e Van Dajkut dhe dorezat e Alisonit, Liverpuli i varros deri në vitin 2070. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 11:55

Nga syzet e Klopit te këpucët e Van Dajkut dhe dorezat e Alisonit, Liverpuli i varros deri në vitin 2070. Ja arsyeja

Një palë syze të Jyrgen Klopit, këpucë të veshura të Van Dajkut, dorezat e Alisonit dhe suvenire e videomesazhe të legjendave të klubit të Liverpulit janë varrosur në një kapsulë hermetike në qendrën e re stërvitore të kampionëve të Anglisë. Kapsula e çeliktë, e cila do të mbajë kujtimet e skuadrës aktuale të “Reds”-ave, është vendosur në hyje të qendrës së re vizitore dhe do të hapet për publikun në vitin 2070.

 

35777020-0-image-a-96_1605623702642

Një simbolikë të tillë klubi vendosi ta zgjedhë për të frymëzuar me historinë e së shkuarës shpirtin e brezave të ardhshëm. 19 herë kampionët e Anglisë u spostuan këtë javë në qendrën e re stërvitore “Kirkby”, duke i dhënë lamtumirën “Melwood”-it, e cila ka qenë baza stërvitore e “Reds”-ave që prej viteve 1950 dhe trajneri Bill Shenkli stërviti Liverpulin legjendar. “Kirkby” ka kushtuar 50 milionë paund. E shtrirë në 9.200 metra katrorë, Klop dhe asistenti i tij Pep Lijnders do të kenë kushte më të mira në qendrën e re të klubit, e cila përveç tri fushave, do të ketë edhe fusha me rërë për futbolli plazhi, volejbolli, tenisi, pishina, palestra etj.

Palestra e re do të jetë tre herë më e madhe se ajo e “Melwood”, ndërsa zona mjekësore do të jetë gjithashtu dyfish më e madhe. Projekti ka parashikuar edhe ndërtimin e një dhome mbi nivelin e detit, në të cilin lojtarët mund të stërviten në një temperaturë 40 gradë, me 90% lagështi dhe nivele të ulëta të oksigjenit. Një shtylle përpara hyrjes i është vendosur edhe emri i Van Dajkut. Zyra e trajnerit Klop ka një ballkon, nga i cili ai mund të shohë të gjitha fushat në pëllëmbë të dorës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"