Nga Superiorja deri tek Kategoria e Dytë, ja miqësoret e zhvilluara në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 22:13

Nga Superiorja deri tek Kategoria e Dytë, ja miqësoret e zhvilluara në fundjavë

Besëlidhja “shkund” Egnatian. Miqësorja e luajtur të shtunën në Lezhë është mbyllur në shifrat 2-1. Jeremiç dhe Bizi kanë mjaftuar për fitoren përballë një kundërshtari të sapongjitur në elitë. Rrogozhinasit reaguan 20 minuta nga fundi, por ajo penallti e Xheksonit nuk mjaftoi as për barazimin.

egnatia

PJESA E PARË – Loja nis shtruar, me skuadrat që mundohen të fitojnë metra. Besëlidhja është dukshëm më kërkuese, ndërsa Egnatia nuk çan dot përpara. Në të 8- ën një kombinim mes Gjikolës dhe Lucës për pak sa nuk zhbllokon rezultatin, por mendon Puja që të largojë topin. Sulmet e vendësve vazhdojnë me Rub.Danajn, por portieri mik është i pakalueshëm. Rrogozhinasit “zgjohen” në të 19-ën, kur Shtubina sheh nga porta e Kodrës. E megjithatë, mendon Prendi që të evitojë një gol të sigurt. Tenton edhe Iseni me Xheksonin në të 25-ën dhe 38-ën, por pa rezultat. Edhe pse fraksionit të parë po i vite fundi, loja kishte ritëm të lartë dhe raste. Shtubina kthehet në rrezik konstant për mbrojtjen e vendësve, megjithatë pjesa e parë mbyllet “thatë”.

PJESË E DYTË – E dyta nis shumë shpejt dhe nën kontrollin e Besëlidhjes, aq sa në të 49-ën shënojnë. Pashkaj çon një top te Jeremiç dhe serbi gjuan direkt, duke i çuar shifrat në 1-0. Miqtë nuk pranojnë disavantazhin dhe shtojnë sulmet në të gjitha forcat, me sulme të organizuara e goditje standarde, e megjithatë barazimi vjen me penallti. Në të 70-ën ka faull pas një rrëmuje në zonë.

Ka konkretizime, por në të 71-ën gjuan Xhekson dhe nuk fal. Ndeshja bëhet edhe më “e zjarrtë”, aq sa të krijonte përshtypjen se kishte nisur gara. Në të 82-ën është Magani që ekzekuton një goditje dënimi diagonal, por M.Kodra grushton. Kur kronometri shënonte të 85-ën minutë, është Besëlidhja që rigjen avantazhin me anë të Bizit.

Shkodrani, pasi mori një top nga Milivojeviç, shmang një mbrojtës mik dhe përballë portierit gjuan dhe tund rrjetën për 2-1. Pesë minutat e fundit ishin tepër të luftuara, ndonëse të dyja skuadrat në fushë kishin hedhur rezervat. Sulmet dhe kundërsulmet shoqëronin njëra-tjetrën, megjithatë vendësit e mbrojtën më së miri fitoren.

bes

Erzeni nuk e njeh humbjen në miqësore, mund edhe Korabin. Ndeshja e luajtur të shtunën stadiumin “Shkumbini”, është mbyllur me shifrat 3-2. Shijakasit tregojnë edhe një herë se janë ndërtuar për të qenë një prej pretendentëve kryesorë për ngjitjen në elitë. Ka qenë një duel i bukur dhe i luftuar, që prodhoi raste me bollëk dhe 5 gola. Loja ka nisur e shpejtë dhe shijakasit janë ata që marrin të parët iniciativën drejt portës mike.

Në sy ka rënë performanca e mirë e repartit ofensiv me Peqinin e Rraboshtën, që kombinojnë mirë mes tyre. Pas vetëm 15 minutash lojë është mesfushori Xhemalaj që lëshon një goditje të fortë nga jashtë zone, dhe topi ndalet në rrjetën e Mehidrit. Goli i pësuar sjell pështjellim në radhët dibrane, që e kanë të vështirë të reagojnë. Pa mbledhur mirë veten, ndëshkohen sërish. Është Ymeraj ai që dyfishon shifrat për Erzenin në të 24-ën.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede tregohet e qartë taktikisht dhe fiton qetësinë e duhur pas dy golave të realizuar. Tetë minuta nga fundi, Rraboshta ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi duke e dërguar topin në rrjetë dhe trefishuar shifrat. Artan Mërgjyshi, i shqetësuar në stol, udhëzon skuadrën të shtyjë përpara dhe miqtë ia dalin që të ngushtojnë shifrat në fund të kësaj pjese me një gol të realizuar nga Geci.

Pjesa e dytë nis sërish nën ritmin e Erzenit, që bën një lojë pragmatiste duke menduar edhe për mbrojtjen. Të dy teknikët kryen një sërë zëvendësimesh, duke u dhënë hapësirë edhe lojtarëve të stolit. Duhet thënë se loja për asnjë çast nuk e humbi bukurinë dhe ishte në lartës inë e një ndeshje zyrtare. Me gjithë rastet e pastra për shënim në të dyja portat kundërshtare, vetëm miqtë nga Peshkopia arritën të realizonin me anë të Murrjes, që ngushtoi rezultatin në 3- 2. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.

erz

Tomori siguron fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Klevis Dalipit. Pas Labërisë, mund 1- 0 AF Elbasanin. Përballë një kundërshtari modest, beratasit ishin larg pritshmërive dhe sidomos në finalizim. Ishin miqtë ata që rrezikuan të parët, kur Çota tronditi shtyllën. Vendësit reagojnë shpejt me Shaqen që godet me kokë ngjitur me shtyllën.

Gjithsesi, avantazhi nuk vonon. Në të 13-ën është Barjamaj që shërben saktë për Pepën, i cili me kokë nuk fal për 1-0. Loja bëhet edhe më e bukur, me miqtë që luftojnë fort në mesin e fushës. Deri në përfundim të pjesës së parë, beratasit kanë qenë dy herë pranë golit me Sharavollin (34′ dhe 44′), por shënjestra nuk ka qenë e duhura.

Në pjesën e dytë, elbasanasit janë në kërkim të golit të barazimit. Në të 54- ën dhe 67-ën Ukaj provon, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Beratasit krijojnë në mesfushë, por janë anemikë në repartin e sulmit. Edhe pse Pepa përpiqet që të ndihmojë me krosimet dhe driblimet e tij, mungesa e Cankës vazhdon të ndihet.

Me gjithë zëvendësimet e shumta nga të dyja skuadrat, shifrat mbetën të pandryshuara. Gentian Stojku vlerëson lojën e të tijve, që vazhdon të luajnë si të barabartë me ekipe që militojnë më lart në kategori.

Trajneri i AF Elbasanit tha: “Kemi pësuar progres. Luajtëm si të barabartë me Tomorin dhe kishim shanse që të fitonim. Jo vetëm goditëm shtyllën, por patëm raste. Jemi në rrugën e duhur dhe për këtë po investohet, për një të ardhme të sigurt të futbollit elbasanas”.

tom

KF Elbasani thyen Gramshin pa 6 titullarë. Miqësorja e luajtur të premten në transfertë, ka folur për verdheblutë e drejtuar nga Anxhelo Suta. Për Luan Metanin kjo ishte prova e parë, ndaj edhe rezultati nuk ishte prioritet.

Miqtë kanë zhbllokuar shifrat në të 23-ën me Solomon, ndërsa në të 37-ën mendoi Hoti të dyfishonte me një goditje perfekte dënimi dhe me këto shifra shkojnë në pushim.

Në të dytën, të dy teknikët hodhën në fushë lojtarë që po i nënshtrohen provës. Në minutën e 58- të është Duda që u jep shpresë gramshakëve, duke ngushtuar rezultatin. Rastet e të kuqve nuk munguan deri në fund, por gol nuk pati.

gr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"