Nga sulmi te trajnerët, ja për çfarë luhet te Partizani-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 15:05

Nga sulmi te trajnerët, ja për çfarë luhet te Partizani-Flamurtari

Edhe pse jemi vetëm në javën e 5-të, ende nuk mund të flitet për objektiva konkretë, 90-minutëshi që luhet sot në “Selman Stërmasi” mund të shërbejë si pikë kthese për Partizanin dhe Flamurtarin. Do të jetë pa dyshim një test forcë, por jo vetëm. Është një duel prove për vazhdimësinë.

flamurtari partizani

– Kjo ndeshje mund të dëshmojë se cila është skuadra që do të konfirmojë veten si pretendente. Ndoshta nuk mund të flasim për titull, por është koha për të hedhur një hap më lart në renditje dhe pse jo për të kapur vendin e dytë, një pozicion që mund të të çojë në Champions League (në rast se dënimi i Skënderbeut mbetet në fuqi).

gega

– Do jetë një duel që do të shërbejë për të matur se cila nga skuadrat ka ende vend për t’u konsoliduar. Flamurtari ndoshta duhet të tregojë se humbja me Skënderbeun ishte vetëm një aksident, por edhe Partizani duhet të bëjë diçka më shumë se në 4 ndeshjet e para, kur është shfaqur më shumë i mefshtë në lojë e rezultat. – Të dyja kanë 7 pikë dhe kanë shënuar vetëm dy gola. Shumë pak, për dy ekipet që duan të mos e diskutojnë minimalisht zonën “Euro”. Ndaj, dashur pa dashur kjo do të jetë një provë edhe për sulmin. Më shumë se për Partizanin që e ka pranuar se nuk ka një qendërsulmues të mirëfilltë, te Flamurtari nuk e kanë luksin që të qëndrojnë në këto kuota. Nga Tomislav Bushiç pritet shumë më shumë, Tomislav Alvesh që vazhdon të jetë në qendër të kritikave duhet të bëhet një herë vendimtar, por edhe nga Agustin Torasa kërkohet më shumë efektivitet.

ilir daja

– Është një provë edhe për pankinat. Do të jetë një test i vërtetë edhe për të dy trajnerët. Karshi Ilir Dajës ka pritshmëri shumë më të mëdha. Ka ardhur me statusin e kampionatit në fuqi dhe mbi të gjitha u emërua në këtë post me dëshirën e madhe që Flamurtari të shmangë dështimin e zakonshëm në Vlorë, që e shkuara të hidhet pas krahëve dhe Daja të rikthejë Flamurtarin që lufton për majat e futbollit shqiptar. Por, edhe për Skënder Gegën ndodh e njëjta gjë. Erdhi për të sjellë një frymë të re, qetësinë dhe balancën e munguar.

kategoria-superiore

Ndaj kjo sfidë mund të shërbejë një “test” për të dëshmuar nëse është në gjendje Gega të bëjë hapin e madh. – Është koha për të dëshmuar se cila do ta fitojë betejën “ajrore”. Veç faktin që kanë të njëjtin kuotë pikësh, kanë edhe një të përbashkët: shënojnë nga ajri. Nëse Partizani është ndëshkuar vetëm nga pika e bardhë, Flamurtari duhet të përmirësuar në prapavijë. Dy herë është ndëshkuar prej goditjeve standarde

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"