Nga Suarez te Lautaro e Xheko, 11 bombera me valixhe në dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 0:01

Nga Suarez te Lautaro e Xheko, 11 bombera me valixhe në dorë

Luis Suarez- Uruguaiani është 33 vjeç dhe ka vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Kuman nuk e ka në plane dhe ai po kërkon largimin. Nuk duket e lehtë. Juventusi e kërkon dhe po pret që të zgjidhë kontratën me katalanasit. Transferimi i tij në Torino duket sa afër aq edhe larg.

1599852225_859468_1599860638_noticia_normal

Fillimisht duhet të kalojë testin e gjuhës italiane, por ofertat e tjera nuk mungojnë për të. Atletiko e Madridit gjithashtu e kërkon, por ka rrogë të lartë. Ndoshta edhe qëndron te Barcelona dhe miqësia me Mesin është në favorin e tij.

LAUTARO MARTINEZ- Argjentinasi është dëshira e Barcelonës, edhe pse në orët e fundit Reali i Madridit thuhet se ka arritur marrëveshjen me të. Interi për momentin është i pozicionuar në mbrojtje dhe nuk pret oferta. Sigurisht që mund ta sakrifikojë për të arritur te Ngolo Kante. Por nëse kriza e Koronavirusit e ndali transferimin e tij për këtë vit, ndoshta në të ardhmen do të jetë pjesë e Barçës.

EDIN XHEKO- Sulmuesi boshnjak është në listën e disa klubeve për të forcuar sulmin. Ka kontratë deri në vitin 2022, ka statistika shumë të mira goleadore, por mbi të gjitha ndihmon skuadrën në lojë. Është 34 vjeç dhe e ardhmja e tij varet nga lëvizjet që do të bëjë me Romën. Duket se asnjë skuadër tjetër nuk ka ndërmend që të paguajë shuma të larta për të. Juventusi është në krye të ekipeve që mund ta transferojnë për ta bashkuar me Dibalën dhe Kristiano Ronaldon.

ARKADIUZH MILIK- Polaku i ka dyert të hapura për t’u larguar nga Napoli. De Laurentis është duke pritur një ofertë të mirë për të dhe 26-vjeçarit i përfundon kontrata këtë sezon. Dukej se gjithçka ishte e mbyllur me Juventusin, por zyrtarizimi i Pirlos në stolin e juventusit paralizoi operacionin. Milik është gjithashtu një nga dëshirat e trajnerit Simeone për të forcuar sulmin e Atletikos, por mund të transferohet edhe te Roma për të zëvendësuar Xhekon.

EDINSON KAVANI- Uruguaiani vendosi të mos e vazhdonte aventurën e tij me PSG-në dhe në moshën 33-vjeçare kërkon të tjera sfida. Ishte pranë transferimit te Benfika, por rroga e tij e lartë pengoi gjithçka. Atletiko gjithashtu ishte pranë firmës me të në muajin janar, por tani gjithçka varet nga efekti domino që do të ndodhë me të tjerët. Turqia ka qenë një tjetër opsion për të, por edhe Juventusi dhe Totenhemi janë duke e ndjekur.

DIEGO KOSTA- Braziliano-spanjolli mund të jetë një nga surprizat. Ka një vit kontratë me Atletikon dhe nëse këta të fundit duan të përfitojnë nga shitja, bëjnë mirë ta largojnë tani. Por në dy vitet e gjysmë në etapën e dytë me Atletikon ka shënuar vetëm 17 gola. Nuk është më i paprekshëm për skuadrën spanjolle. Vlera e kartonit të tij është 14 milionë euro dhe disa skuadra si Milani dhe Napoli, por edhe Totenhemi kanë kërkuar informacione. Nuk është ende Diego Kosta që njohim, por sigurisht që është i rëndësishëm.

ALVARO MORATA- Spanjolli duket i lumtur tek Atletiko, por fakti që nuk është titullar i padiskutueshëm e bën të mendohet dy herë nëse në drejtimin e tij ka ndonjë ofertë. Juventusi ka kërkuar informacione shpeshherë, por “Los Kolçoneros” do ta lënë të lirë vetëm për ndonjë ofertë të mirë. Bardhezinjtë kërkojnë të përfshijnë në tratativa Bernardeskin dhe Duglas Kostën për të ulur çmimin.

ALEKSANDËR LAKAZET- Emri i francezit është i lidhur gjithmonë me një transferim tek Atletiko e Madridit. Është 29 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Roli i tij në Arsenalin e Artetës nuk është kaq i rëndësishëm. Trajneri thotë se ai është i lumtur në Londër, por nëse skuadra nga Italia dhe nga Anglia do të bëjnë ofertë për të, ai do të largohet.

OLIVIE ZHIRU- Pasi rinovoi me Çelsin për një tjetër vit, emri i tij ka dalë sërish në skenë për t’u larguar dhe për t’u transferuar te Juventusi. Largimi i Higuainit ka lënë një vend bosh te kampionët e Serisë A dhe duhet patjetër një sulmues. Zhiru është 33 vjeç dhe për momentin thotë se nuk di gjë rreth këtyre thashethemeve. “Unë jam lojtar i Çelsit dhe nuk kam kontakte me asnjë skuadër tjetër”, ka thënë Zhiru. Për momentin ai është sulmuesi i tretë i klubit londinez dhe niset pas Vernerit dhe Abrahamit.

MARIANO DIAZ- Sulmuesi i Realit të Madridit vazhdon të jetë në listën e atyre që do të largohen nga skuadra spanjolle. Ka kontratë deri në vitin 2023 dhe rrogë shumë të mirë, prandaj nuk dëshiron që të largohet nga Madridi. Mirëpo, klubi i ka bërë me dije që duhet të gjejë një tjetër skuadër. Benfika pati bisedime të avancuara me të.

RAUL DE TOMAS- Erdhi si një transferim i bujshëm tek Espanjoli, por me shumë mundësi do të largohet. Kontrata e tij është deri në vitin 2026 dhe Atletiko e Madridit interesohet për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"