Nga Strakosha te Ismajli, prapavija e Kombëtares shqiptare flet… italisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 18:19

Nga Strakosha te Ismajli, prapavija e Kombëtares shqiptare flet… italisht

Seria A është bërë porti i shumë shqiptarëve të talentuar të Kombëtares sonë, aq sa nëse shohim prapavijën, thuajse e gjitha, me përjashtim të Mihajt (luan me PAOK) flet italisht.

kombetarja-per-bjellorusi (1)

Kjo, sepse që të dy portierët, Berisha e Strakosha janë respektivisht pjesë e SPAL-it (Seria B) dhe e Lacios. Në mbrojtje Hysaj është pjesë e Napolit, Gjimshiti i Atalantës, Dermaku i Parmës, Kumbulla i Veronës, Ismajli tashmë te Specia apo pa harruar edhe Veselin te Salernitana, në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"