Nga Spanja prezantojnë idenë e çmendur: Ronaldo do yllin e Tares te Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:52

Nga Spanja prezantojnë idenë e çmendur: Ronaldo do yllin e Tares te Juvja

Kristiano ronaldo dëshiron që të fitojë Champions League me Juvetnusin dhe kështu ai kërkon që në ekip të vijë edhe një mbështetje e madhe. Sipas asaj që bën me dije “Corriere dello Sport” portugezi ka kërkuar që në ekip të bashkohet Milinkoviç-Saviç që skuadra të jetë në një nivel konkurrues me skuadra si real Madrid, Barcelona, Mançester Siti dhe PSG.

ronaldo-768x512

Mesfushori i Lacios është duke u kërkuar edhe klubi spanjoll i Realit dhe nga kundërshtarët e Juvetnusit në kampionat, Milani. Por edhe pas kërkesave të këtyre klubeve, Lotito duket se nuk heq dorë. Kërkon të fitojë shumë nga transferimi i lojtarit. Kështu presidenti i klubit Lacial nuk heq dorë nga shuma 110 deri 120 milionë euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"