Nga sot Liga e Kampionëve do të akordojë një tjetër trofe, ja kujt do i jepet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 12:03

Nga sot Liga e Kampionëve do të akordojë një tjetër trofe, ja kujt do i jepet

Duke nisur nga sot, Liga e Kampioneve do të akordojë një tjetër trofe. UEFA ka vendosur që të japë çmimin për lojtarët më të mirë të ndeshjes, vlerësim i cili do të bëhet nga votimet e 9 personazheve të përzgjedhur nga institucioni më i lartë europian, mes tyre Robert Martinez, Aitor Karanka, Robi Kin, Garet Sauthgejt etj…http___com.ft.imagepublish.upp-prod-us.s3.amazonaws

Këta personazhe do të analizojnë rëndësinë e futbollistëve, maturinë e tyre taktike, kreativitetin dhe inspirimin gjatë ndeshjeve.

Fituesit do të marrin me vete një top simbolik të dizajnuar me yjet e Championsit. Ky do të shërbejë si një motiv më shumë për futbollistët që luajnë në këtë fazë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"