Nga Soares tek Eriksen, revolucioni zikaltër. Drejtuesit dhe “Suning” e kanë rritur nivelin e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 17:00

Nga Soares tek Eriksen, revolucioni zikaltër. Drejtuesit dhe “Suning” e kanë rritur nivelin e ekipit

Akordi mes Eriksenit dhe Interit erdhi të premten. Ishte 24 janari i vitit 2020. Ekzaktësisht, një vit më parë zikaltrit arritën marrëveshjen për lojtarin e parë dhe të vetmin për merkaton e janarit: Sedrik Soares. Mbrojtësi portugez u transferua si huazim për 500 mijë euro dhe u aktivizua për 9 ndeshje, duke grumbulluar 526 minuta për të shënuar… 0 gola. 

eriksen

Një blerje ekologjike, me impakt thuajse zero. Në atë kohë shpërthyen edhe problemet brenda skuadrës dhe Soares u rikthye andej nga erdhi. Por, çfarë ndodh një vit më vonë? Pasi klubi doli nga vëzhgimi i UEFA-s për “Fair Play”-n financiar, vendosi që ta shtynte për në verë revolucionin që kishte në mendje. Por  mjafton kapërcimi nga Sedrik tek Eriksen për të kuptuar ndryshimin e madh. Është e kuptueshme.

Marota

Fitorja me vuajtje në javën e fundit kundër Empolit në sezonin e kaluar dhe kualifikimi në Champions për herën e dytë radhazi vendosi bazat e nevojshme. Pastaj Bepe Marota dhe pronarët u kujdesën për pjesën tjetër. Ky projekt iu besua Antonio Kontes, i cili zgjodhi yjet që donte të kishte në skuadër. Romelu Lukaku ishte goditja e madhe e verës, i cili u konsiderua i tillë edhe për impaktin jashtë fushe. Pak muaj më vonë u përfol për Arturo Vidalin dhe Eriksenin. U arrit ky i fundit, edhe pse i pari ishte gati për të braktisur katalanasit për të përqafuar Konten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"