Nga Skënderbeu te skuadra e njohur e Serisë B, futbollisti korçar firmos kontratë afatgjate me bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:52


Nga Skënderbeu te skuadra e njohur e Serisë B, futbollisti korçar firmos kontratë afatgjate me bardhezinjtë

Futbollisti i dalë nga akademia e Skënderbeut, Dean Liço, ka nisur një aventurë të re në Serinë B italiane.

Deani 2

Djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, i cili në të kaluarën ka provuar disa aventura jashtë Shqipërisë, do të tentojë të lerë gjurmë te skuadra e Askolit në Serinë B. Liço ka firmosur kontratë afatgjate me skuadrën bardhezi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi italian i ka harruar mirëseardhjen korçarit. Kujtojmë që Liço është pjesë edhe e Kombëtares së moshave.

DEAN

Për sa i përket klubeve, ai më herët ka qenë pjesë e Leganes B në Spanjë, ndërsa ka provuar të luajë edhe me të rinjtë e Sportingut të Lisbonës, si dhe të rinjtë e Lacios.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com