Nga Skënderbeu në Rusi, Berisha: Rinovova pa e parë fare kontratën, ja e vërteta e makinës që më dha presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 21:41

Nga Skënderbeu në Rusi, Berisha: Rinovova pa e parë fare kontratën, ja e vërteta e makinës që më dha presidenti

Ish-futbollisti i Skënderbeut Bernard Berisha foli për gjendjen e krijuar në Rusi, ku luan me Akhmat Groznin, për shkak të koronavirusit.

Bernard Berisha - Shkumbin Qurmemeti

Për  “Supersport”, futbollisti i i Kosovës rrëfen dhe momentin kur u shpërblye me makinë nga presidenti i klubit të Akhmatit si dhe për shokun e skuadrës Odise Roshin, i cili po kryen sezonin më të mirë individual tek Akhmati.

“Situata në Rusi prej koroanvirusit – Në Rusi po qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt, pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani i rëndësishëm është shëndeti. Klubi ka vendosur të qëndrojmë një muaj pushim, pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në 30 maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata. Tek Akhmati jam përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin, kontratën e rinovova pa e parë fare.
bERISHA BERNARD

Dhurata e presidentit Kisha një mosmarrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoi që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pashë që ishte një makinë dhuratë nga klubi në shenjë respekti.

Odise Roshin – Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt, që ishte shoku i tij më i mirë. Unë dhe Roshi të japim më të mirën për klubin dhe kombëtaret tona.

roshi

Shtyrja e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë – Ishte vendimi i duhur, pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shteteve të tjera. Në Kosovë, përveç virusit, edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhen falënderuar mjekët me punën e tyre.

kosova-2-1-600x360

Skënderbeu – Dua të falënderoj lojtarët e Skënderbeut, pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvjte kisha problem për t’u përshtatur, pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirësi te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua. Skënderbeun dua ta falënderoj, edhe presidentin Takaj, ua kanë qenë shumë korrekt”, përfundoi futbollisti Bernard Berisha.

Bernard Berisha Skenderbeu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"