Nga Shtetet e Bashkuara te Barcelona, ja cilat janë klubet e interesuara për shërbimet e Leo Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 10:05

Nga Shtetet e Bashkuara te Barcelona, ja cilat janë klubet e interesuara për shërbimet e Leo Mesit

Leo Mesi është pa skuadër. Ylli argjentinas luajti ndeshjen e tij të fundit me PSG-në ditën e djeshme dhe tashmë është një lojtar i lirë.

mesi

Gjithsesi interesi për të nuk mungon, pasi shumë klube janë vënë prej kohësh në garë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e 35-vjeçarit.

Barcelona është e para, me klubin spanjoll që kërkon at rikthejë në shtëpi argjentinasin, i cili u largua përpara dy vitesh. Gjithsesi për ta do të jetë e vështirë, pasi problemet financiare mund të bëhen një pengesë për katalanasit.

Nga ana tjetër ndodhet Inter Majemi. Dejvid Bekham e ka shprehur prej kohësh interesin që ka për Leo Mesin dhe duket se e ka bërë gati ofertën për ta bindur.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Al-Hilal, e cila ka ardhur me një ofertë faraonike për kampionin e Botës. Gjithashtu mediat spanjolle bënë me dije se Mesi e kishte pranuar tashmë ofertën e arabëve dhe çdo gjë pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Gjithashtu mediat raportojnë se janë dhe klube të tjera të cilat kanë shfaqur interes për Mesin, por ende nuk kanë bërë asgjë konkrete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"