Nga shok skuadre me Van Dajkun, te i dështuar me Kukësin. Ish-sulmuesi i verilindorëve shpërthen në aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 20:05

Nga shok skuadre me Van Dajkun, te i dështuar me Kukësin. Ish-sulmuesi i verilindorëve shpërthen në aventurën e re

Nga shok skuadre me Van Dajkun, te i dështuar me Kukësin. Ish-sulmuesi i verilindorëve shpërthen në aventurën e re Amido Balde iu bashkua Kukësit në sezonin 2017-2018 me shumë bujë, por nuk arriti të linte gjurmë me skuadrën verilindore.

bALDE

Ganezi në të kaluarën ishte pjesë edhe e Sëlltikut, duke u stërvitur në të njëjtën skuadër me një nga mbrojtësit më të mirë në botë si Van Dajk. Gjatë periudhës që ishte te Kukësi, Balde ngeli në hijen e Sindrit Gurit, duke mos fituar besimin e drejtuesve, të cilët e larguan.

Balde

Aktualisht 28-vjeçari është duke u aktivizuar në kampionatin indonezian me skuadrën e PSM Makasarës, ku ka arritur të realizojë 5 gola në 12 ndeshjet e para. Balde kaloi gjithashtu një periudhë të gjatë dëmtimi, teksa më herë ishte pjesë e Pesebait, ku realizoi 5 gola në 9 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"