Nga Skrinjar tek Azamoah e Kandreva, provokojnë zikaltrit: Milano jemi ne!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 14:45

Nga Skrinjar tek Azamoah e Kandreva, provokojnë zikaltrit: Milano jemi ne!

Derbi i parë i Mil anos nuk harrohet kurrë, mbi të gjitha nëse e fiton si “vendës”. Gëzimi shtohet nëse goli vendimtar regjistrohet në minutat e fundit. Ishin plot 6 lojtarët zikaltër (5 titullarë: Vrsaliko, De Vraj, Azamoah, Politano, Naingolan; njëri u aktivizua si rezervë: Keita), që “debutuan” të dielën në sfidën brenda qytetit. Dhe një ditë pas triumfit (të merituar, pavarësisht golit të shënuar vetëm disa çaste përpara vërshëllimës së trefishtë, në të 92-ën), disa prej tyre nuk e kanë përmbajtur gëzimin, duke e shprehur plot emocion në rrjetet sociale.

adsd6

FESTA NË RRJET – “Fitorja në derbi është një ndjesi fantastike, faleminderit për atmosferën fantastike”. Duke e nisur nga mbrojtja, mesazhi në fjalë është i Stefan de Vrajt, holandezit të transferuar me parametër zero nga Lacio gjatë merkatos verore, që po rezulton gjithmonë e më vendimtar ndeshje pas ndeshjeje. “Milano jemi ne”. Milan Shkrinjar ka shprehur me pak fjalë, por kuptimplota, gjithë lumturinë e tij, duke nënkuptuar se deri ndeshjen e kthimit qyteti do jetë i ngjyrosur zikaltër falë fitores së firmosur nga kapiten Ikardi.

Ndërsa, Kuaduo Azamoah (mbrojtësi i majtë ganez i transferuar, po “me zero”, nga Juventusi në verë), gjithmonë përmes profilit “Instagram” e ka cilësuar, madje, si “një nga momentet më të bukura të kar rierës sime”, duke falënderuar Interin për fitoren “e derbit të Milanos në debutimin tim në këtë sfidë”.

Ikardi555

“Shpërthim në të 92-ën”. Festa u takoi edhe atyre që nuk debutuan të dielën në derbi, madje Antonio Kandreva (autor i mesazhit të mësipërm) rezultoi vendimtar, pavarësisht aktivizimit nga stoli. “Natë magjike”, shtoi Andrea Ranokia.

LAUTARO NGA “STOLI” – Pak rëndësi ka nëse ke qëndruar i ulur në stol gjatë gjithë derbit: fitorja bën gjithmonë diferencën dhe gëzimi është i njëjtë. Lautaro Martinez nuk mundi të ishte pjesë aktive e suksesit. Por, në fushë ndodhej miku dhe “rivali” në sulm, Mauro Ikardi.

Inter

Sulmuesi i transferuar nga Rejsing tregoi gjithë lumturinë e tij për fitoren në sfidën e qytetit, duke i dedikuar një postim, në “Instagram”, Mauros, autorit të golit të tri pikëve. “Derbi është i yni, mik”, shkroi 21-vjeçari dhe kapiteni iu përgjigj me disa zemra me ngjyrë të zezë e të kaltër.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"