Nga Shkëndija e Tiranës te Dinamo e Zagreb, sulmuesi bën hapin e madh në karrierë. Firmos kontratë 5-vjeçare me gjigantët kroatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:21

FB Kosova & Rajoni Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Nga Shkëndija e Tiranës te Dinamo e Zagreb, sulmuesi bën hapin e madh në karrierë. Firmos kontratë 5-vjeçare me gjigantët kroatë

Sulmuesi Lirim Kastrati, ka bërë hapin e madh në karrierë, pikërisht në ditën e pavarësisht të Kosovës, 17 shkurtin, duke u zyrtarizuar Dinamo e Zagrebit.

prezantim-993x509

21-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, teksa raportohet se kampionët në fuqi të Kroacisë, kanë derdhur afro 3 milionë euro, në klubin e Lokomotivës së Zagrebit, për shërbimet e shqiptarit të Kosovës.

Kastrati do të përfundojë sezonin me Lokomotivën e Zagrebit, ku është duke u aktivizuar momentalisht, teksa do t’i bashkohet më pas Dinamos.

Për sa i përket karrierës, sulmuesi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës, që njihet si Shkolla e Mjeshtërisë Sportive, teksa është shpallur kampion i Shqipërisë me 17 vjeçarët, ndërsa më pas do t’i bashkohej të rinjve të Lokomotivës së Zagrebit, ku arriti të spikaste. Kastrati është duke kaluar një formë të shkëlqyer teksa është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

“Që kur erdha në Kroaci shpresoja të përfundoja një ditë te Dinamo. Tani dëshira ime është realizuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë dhe më mundësuan të jem pjesë e klubit më të madh të futbollit në rajon”, u shpreh Kastrati.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com