Nga shiu në breshër, Elis Bakaj pritet të bëhet shembull te Kukësi pas sjelljes antisportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 12:29

Nga shiu në breshër, Elis Bakaj pritet të bëhet shembull te Kukësi pas sjelljes antisportive

Kukësi fitoi një ndeshje shumë të vështirë ndaj Partizanit, 3 pikë të vyera, por humbi Elis Bakajn. Sulmuesi 30-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq, jashtë fushe, për shkak të një gjesti antisportiv dhe sharje ndaj tifozëve të Partizanit.

partizani kukesi

Një gjest që mund t’i kushtojë disa ndeshje sulmuesit, nëse Komisioni i Disiplinës e merr për bazë atë.

Nga ana tjetër, edhe pse futbollisti u shpreh se ka qenë i detyruar dhe është provokuar nga disa tifozë të Partizanit, drejtuesit e klubit të Kukësit nuk e kanë pritur mirë atë gjest, si dhe kartonin e kuq.

Aq më shumë kur pritet që sjellja e tij të bëhet shkak për një dënim të mundshëm për lojtarin nga Komisioni i Disiplinës.

bakajj

Pritet një mbledhje mes drejtuesve dhe, me shumë gjasa, lojtari do të dënohet edhe nga klubi për atë veprim antisportiv. Masa pritet të jetë financiare dhe administrative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"