Nga shishet te stolat, asnjë procedim penal për tifozët në derbi. Nderkohë, policia bën… “namin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 16:54

Nga shishet te stolat, asnjë procedim penal për tifozët në derbi. Nderkohë, policia bën… “namin”

Futbolli luhet për tifozët dhe normalisht prania e tyre në stadiume është pritur me padurim dhe është shijuar, pasi atmosfera që krijojnë ka qenë me të vërtetë fantastike.

hgfhgfhhgh

Në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë, që ishte shumë vendimtare për kuqezinjtë tanë, tifozëria ishte fantastike dhe mbështetën në maksimum djemtë e Kombëtares, por gjithçka u prish 13 minuta nga fundi, kur polakët kaluan në avantazh. Gjatë festës së futbollistëve të Polonisë, tifozët kuqezi iu gjuajtën me shishe polakëve, çka detyroi gjyqtarin kryesor të ndërpriste takimin për disa minuta. Shqipëria mori një gjobë të majme, 150 mijë franga nga FIFA, si dhe një ndeshje pa tifozë.

“Air Albania” do të presë edhe finalen e Ligës së Konferencës e si pasojë, disa vëzhgues të UEFA-s ishin të pranishëm në derbin e kryeqytetit për të monitoruar mbarëvajtjen e takimit. E sërish tifozët e Tiranës dhe të Partizanit ishin të shkëlqyer me koreografitë e tyre dhe me atmosferën që krijuan, por nuk munguan problemet. Sfida u ndërpre vetëm pas pak sekondash nga starti për shkak të flakadanëve të hedhur në fushë, e më vonë shkulën dhe stolat e i hodhën në fushë, së bashku me sende të tjera.

Gjasat janë që të dyja ekipet e kryeqytetit do të dënohen për sjelljen e tifozëve të tyre, por vetë tifozët vazhdojnë e ia hedhin paq. Pavarësisht se ka kamera në çdo cep të stadiumit “Air Albania”, asnjë prej tyre nuk është identifikuar dhe nuk është proceduar. Pra, ata që shkatërrojnë, nuk mbajnë aspak përgjegjësi…

Policia bën… “namin”
Fundi i derbit ka qenë i vështirë edhe për drejtuesit e policisë. Drejtori i Policisë së Tiranës u ka kërkuar oficerëve të policisë llogari se si janë futur në stadium mjetet piroteknike. Jo vetëm kaq, por blutë janë bërë vrer për faktin që pavarësisht tri kontrolleve, sërish gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe tifozët sërish e kanë djegur stadiumin me mjete të ndaluara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"