Nga Shehi te Muzaka e Veliu, ja të mbijetuarit nga viti 2011

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 11:44

Nga Shehi te Muzaka e Veliu, ja të mbijetuarit nga viti 2011

Shtatë vite pas duelit të nxehtë për titullin kampion në vitin 2011-të, Skënderbeu dhe Flamurtari rikthehen të sfidojnë njëri-tjetrin, ndoshta në kushte afërsisht të barabarta si atëherë.

skenderbeu-flamurtari-shehi-bushic-ardian-beqiri-470x313

Në 7 vite kanë ndryshuar shumë gjëra dhe shumë lojtarë, por vetëm 3 prej tyre vazhdojnë të jenë sërish në ekipet respektive.

Pavarësisht largimeve dhe afrimeve, Gjergji Muzaka dhe Franc Veliu janë sërish njëri me Skënderbeun dhe tjetri me Flamurtarin.

Veliu-dhe-Muzaka-ne-turqi

I vetmi që nuk ka ndryshuar skuadër është Orges Shehi. Gardiani vazhdon të mbrojë ngjyrat e korçarëve prej shumë sezonesh.

Në ndeshjen e fituar 1-0 në favor të Skënderbeut, shumë lojtarë kanë lënë futbollin, ndërsa të tjerë aktivizohen me skuadra të tjera.

Muzaka-dhe-Shehi-me-trofeun-e-titullit-e1335354966557

E veçantë është që Shpëtim Duro këtë herë ndryshon krah. 7 vite më parë ishte trajner i Skënderbeut, tashmë është ulur në pankinën e vlonjatëve. Në atë kohë, ekipin kuqezi e drejtonte Magani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"