Nga Seria B drejt Serisë C, kërkohet minutazh loje për dy talente shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 22:06

Nga Seria B drejt Serisë C, kërkohet minutazh loje për dy talente shqiptare

Dy talente shqiptare që janë në pronësi të klubeve italiane duket se do të huazohen në skuadra të tjera për të pasur më shumë mundësi aktivizimi në mënyrë që të fitojnë eksperiencë.

entonjo elezaj

Bëhet fjalë për portierin 21-vjeçar Entonjo Elezaj, i cili është në pronësi të Peruxhias, dhe sulmuesin 19-vjeçar të Katanias, Silvio Merkaj.

Elezaj në sezonin e shkuar u aktivizua vetëm në 2 ndeshje të Serisë B dhe në një të Kupës së Italisë. Peruxhia dëshiron që ai të ketë më shumë mundësi për të treguar vlerat në një skuadër të Serisë C në mënyrë që të mund t’i besohet në të ardhmen një vend në formacionin titullar.

Silvio Merkaj

Ndërkohë Merkaj firmosi në këtë sezon një kontratë me skuadrën e Katanias që luan në Serinë C, por duket se hapësira në këtë ekip do të jetë tejet e limituar. Për këtë arsye drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e huazimit në një ekip tjetër ku do të mund të luante më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"