Nga Ruiz tek Olmo, sa shumë pengje për Barcelonën. Lojtarët e rëndësishëm në fitoren me Gjermaninë ishin shumë pranë kalimit te katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:56

Nga Ruiz tek Olmo, sa shumë pengje për Barcelonën. Lojtarët e rëndësishëm në fitoren me Gjermaninë ishin shumë pranë kalimit te katalanasit

Kombëtarja e Spanjës shkëlqeu të martën me fitoren spektakolare kundër Gjermanisë me rezultatin 6-0. Ishte një ndeshje e madhe e djemve të Luis Enrikes. Një skuadër e përbërë nga talentet e futbollit spanjoll si Ferran Torres, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Gaja dhe Rodri ishin shumë të rëndësishëm për golat, asistet dhe lojën në përgjithësi. Por çfarë i lidh sërish këta futbollistë me njëri-tjetrin? Të gjithë kanë qenë në orbitën e Barcelonës, por në fund për një motiv apo për një tjetër nuk kanë arritur që të veshin fanellën katalanase. Barça ka arritur të transferojë lojtarë që nuk kanë dhënë rendimentin e duhur, ndërsa spanjollët po nisni të shkëlqejnë.

fabian-ruiz-3

FABIAN RUIZ – Në vitin 2018, Napoli pagoi klauzolën e tij te Betisi për 30 milionë euro. Nga ajo ditë, lojtari ka pasur rritje të vazhdueshme në lojë dhe në çmim. Për momentin vlerësohet 50 milionë euro. Në atë verë Barcelona transferoi Artur Melon për 31 milionë euro. Braziliani nuk shkëlqeu në “Camp Nou” dhe u transferua te Juventusi.

FERRAN TORRES – Verën e kaluar u transferua te Mançester Siti, i cili pagoi 23 milionë euro dhe 12 të tjera në formë bonusesh. Barcelona gjithashtu e ndoqi lojtarin, por vendosi që të transferonte Trinkaon për 31 milionë euro. Ndërkohë që Ferran vlerësohet 45 milionë, portugezi ka humbur 1 milion nga vlera e tij.

DANI OLMO – Sulmuesi i Spanjës u formua në akademinë e Barcelonës dhe në vitin 2014 u largua si lojtar i lirë për t’u aktivizuar me Dinamon e Zagrebit, ku përmirësimi i tij ishte konstant. Në janar Lajpcigu e bleu për 21 milionë euro. Pavarësisht se katalanasit ishin në listë, Olmo nuk u ble. Drejtuesit vendosën që të transferonin Breithueitin për 18 milionë euro. Nga ajo kohë, danezi ka shënuar vetëm 1 gol me Barcelonën.

Dani-Olmo

HOZE GAJA – Në majin e vitit 2018, ai rinovoi kontratën me Valencian. Barcelona po e vëzhgonte prej kohësh, por vendosi të bënte një hap pas dhe nuk shpenzoi 30 milionë euro për të. Në atë kohë, Alba ishte në formë të mirë dhe nuk kishte konkurrentë. Barcelona pagoi 30 milionë për Xhunior Firpon, i cili është parakaluar në hierarki edhe nga Dest. Nuk duhet të harrojmë që ky i fundit është mbrojtës i djathtë dhe luan majtas kur mungon Alba.

RODRI – Në Barcelonë të gjithë ishin të bindur se Rodri ishte një futbollist me ADN katalanse. Drejtuesit e shihnin si pasuesin ideal të Busketsit edhe kur luante me Vijarealin. Atletiko e Madridit e transferoi për 20 milionë euro në vitin 2018 për ta shitur një vit më vonë 70 milionë euro. Në mes të këtyre operacioneve, katalanasit transferuan De Jongun për 75 milionë euro dhe 11 milionë të tjera në bonuse.

klk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"