Nga Rubio te Gjoka, ja faturat e paguara për borxhet e mbartuara te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 16:12

Nga Rubio te Gjoka, ja faturat e paguara për borxhet e mbartuara te Flamurtari

470 mijë euro ka paguar Sinan Idrizi për borxhe të mbartura nga koha kur klubi administrohej prej Bashkisë Vlorë. Administratori ka bërë disa likuidime për palët e treta, që janë pronarë restorantesh dhe hotelesh dhe ish-trajnerë moshash. Kështu janë paguar hotelet ku janë akomoduar ish-trajnerët Hulian Robio dhe Shkëlqim Muça, si dhe ishtrajneri i moshave Ardian Nini, të cilit klubi i detyrohej 7 milionë lekë të vjetër.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

Me likuidimin e këtyre borxheve, u zhbllokuan edhe llogaritë e klubit. Më herët administratori ka likuiduar ish-trajnerin Edmond Lutaj (72254 euro), Davor Bratiç (10292 euro), Petar Vukçeviç (9062 euro), ish-përgatitësin atletik Oskar Berti (14 mijë euro), Pallara (30026 euro). Bashkia e Vlorës nuk i njeh borxhet e prapambetura të Klubit të Futbollit Flamurtari. Po ashtu Idrizi u detyrua që të paguante shumën prej për 17 mijë e 500 eurosh për kroatin Toni Pezo.

Idrizi

Nëse nuk do ta paguante, Flamurtari rrezikonte t’i hiqeshin tri pikë. Por, të tjera ultimatume i kanë ardhur klubit disa herë edhe për ish-lojtarë dhe ish-trajnerë të tjerë, të cilët janë shlyer. Mes tyre Blazho Rajoviç ka marrë 18204 euro, Aleksandër Bajevski 47884 euro dhe Ernest Gjoka 45 mijë euro. I fundit në listë është Bedi Buval.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"