Nga rritja e rrogës te gjoba, Baloteli është protagonist absolut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 20:57

Nga rritja e rrogës te gjoba, Baloteli është protagonist absolut

Mario Baloteli di si të jetë në qendër të vëmendjes. Italiani është gjobitur nga klubi për shkak të kilogramëve të tepërt. “Mario doli vetë jashtë loje. Nice nuk bën diferencime mes futbollistëve, kështu që po iu them që është gjobitur. Kam besim se do të zhvillojë sezon të madh, sepse ne do ta sjellim në formë”, shprehet presidenti i Nices, Zhan, Pierr Rivere.

4c0d7fa0-c663-4e3f-9437-ba66d32c2e29

Ka qenë Mançini ai që ka zbuluar se 27 vjeçari peshonte 99.7 kilogramë, ndërkohë që në 17 korrik kur nisi stërvitjen me ekipin e tij ishte 103 kilogramë. Baloteli është i gjatë 188 centimetra dhe pesha e tij ideale duhet të jetë 88 kilogramë. Presidenti Pierr Rivere zbuloi se italianit i është rinovuar edhe kontrata me rritje të pagës, arsyeja dhe pse dështoi transferimi te Marseje. “Baloteli qëndroi dhe ne i rritëm pagën. Menduam se do të largohej. Në rinovimin e kontratës për 2 vjet vitin e kaluar kishim parashikuar ulje të pagës nëse nuk do të kualifikoheshim në kompedicionet europiane. Një sulmuesi i nivelit të tij kushton shtrentë” përfundoi presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"