Nga rreziku i shkarkimit te Lionel Mesi, Zinedin Zidan rrëfehet para “El Classicos”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 14:37

Nga rreziku i shkarkimit te Lionel Mesi, Zinedin Zidan rrëfehet para “El Classicos”

Zinedine Zidane ka folur për mediat në prag të supersfidës Real-Barça në kampionatin spanjoll këtë të diel, duke pranuar se ndodhen në një moment delikat dhe duke i bërë thirrje tifozëve për mbështetje, pavarësisht se janë të zhgënjyer.

REAL BARCA

-Formula për të fituar…

Na duhet zemra, truri dhe të jemi të bashkuar. Do të luajmë një ndeshje tepër të këndshme dhe mendojmë se kemi shansin për të zhvilluar një ndeshje të madhe.

-Shpjegimi për rezultatet e dobëta në Bernabeu…

Është një moment delikat, sepse kemi tre ndeshje pa fituar në stadiumin tonë, por këto janë gjëra që ndodhin. Duhet të jemi në gjendjet të mirë, Vetëm bashkë do ta kalojmë këtë situatë dhe nuk duhet të dëgjojmë çfarë thuhet. Kemi nevojë për tifozët tanë nga minuta parë e deri në fund. E di që ata janë të prekur dhe të mërzitur, ama ne kemi nevojë për ta. Dhe ata kanë nevojë për skuadrën e tyre. Ne do të japim gjithçka në fushë nesër.

bernabeu1

-Barça varet shumë te Mesi…

E dimë rëndësinë e Mesit. E dimë që mundtë jenë më të dobët pa të, sigurisht që është thelbësor për ta. Por ata janë skuadër shumë e mirë. Ne kujdesemi për atë që do bëjmë vete ne.

mesi

-Rreziku për shkarkim nëse nuk fiton një trofe…

Nuk e di. Për këtë duhet të pyesni të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"