Nga Rrahmani tek Tare, Partizani si katapultë. Ja sa yje dolën nga gjiri i “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 21:08

Nga Rrahmani tek Tare, Partizani si katapultë. Ja sa yje dolën nga gjiri i “demave”

Partizani në vitet e fundit nuk është nga klubet që ka shitur apo ka nxjerrë talente vit pas viti, por kjo nuk do të thotë se nga të kuqtë nuk kanë dalë lojtarë të mëdhenj. Në 30 vite nga të kuqtë kanë dalë disa lojtarë, që kanë mbërritur deri në 5 ligat kryesore europiane dhe janë bërë elementë kyç për Kombëtaren.

20150621100417249646

DEKADA E FUNDIT – Padyshim më i madhi i dekadës së fundit është Amir Rrahmani. Mbrojtësi pa shumë fjalë, por me shumë punë, i ardhur nga futbolli kosovar, pas dy sezonesh si “dem” arriti të transferohej në Kroaci. Në vendin ballkanas luajti deri me Dinamon e Zagrebit, gjigantët e futbollit kroat, për t’u transferuar më pas te Hellas Verona dhe tani te Napoli, ku është një nga lojtarët kryesorë dhe po lufton për titullin kampion. Në verë iku një si Kulbali, por asnjë problem, të kaltrit nuk e kanë me Amirin. Një tjetër lojtar i spikatur, që të kuqtë i shfrytëzoi si trampolinë, është padyshim Kaleb Ekuban. Ganezi është një nga sulmuesit më të mirë që ka parë ndonjëherë Superiorja. Me të kuqtë shënoi plot 17 gola në kampionat dhe më pas u katapultua menjëherë te Lidsi në Angli e më pas kaloi në Turqi te Trabzonspor, ku luftoi për titullin kampion.

Aktualisht është pjesë e Xhenoas në Serinë B, teksa vjet me të njëjtin ekip luajti edhe në Serinë A. Edhe pse nuk ka luajtur ende në një nga 5 ligat kryesore, Ylber Ramadani e meriton të jetë në këtë listë për atë që po bën në Skoci tek Aberdini dhe për faktin që është lojtar i rëndësishëm në Kombëtare. PAS 1990-ës – Pas rënies së komunizmit lojtarëve iu hapën shumë rrugë dhe nga të parët që e shfrytëzoi ishte Edvin Murati, i cili nga të kuqtë kaloi direkt te PSG-ja në Francë dhe më pas luajti me disa klube të tjera me emër. Adrian Aliaj gjithashtu e përdori Partizanin si një katapultë për të përfunduar në klube të mëdha si Hanover, Standard Liezh apo Brest në Francë. Ikona të dala nga gjiri i Partizanit janë padyshim edhe Erjon Bogdani dhe Igli Tare.

Ata në periudha të ndryshme mbajtën peshën e sulmit në Kombëtare dhe u shndërruan në vrasës në ekipe të ndryshme të Serisë A. Tare është prej vitesh drejtor sportiv i Lacios, ndërsa Bogdani është drejtor i skautëve të Palermos, në pronësi të “City Football Group”.

KDBHASHGS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"