Nga Ronaldo te Piontek e Haland, talenti i Laçit dhe fiksimi i tij për festimet e golave në mënyrë të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2020 | 12:56

Nga Ronaldo te Piontek e Haland, talenti i Laçit dhe fiksimi i tij për festimet e golave në mënyrë të veçantë

Redon Xhixha padyshim është një nga lojtarët më të mirë të Laçit, por edhe i gjithë Superiores, ku edhe pse në një moshë shumë të re, ka arritur të shënojë shumë gola.Xhixha Laci

Talenti i kurbinasve ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe për mënyrë se si ai i feston golat e tij.

Xhixha duket se është i fiksuar për mënyrën se si i feston golat, teksa pak ditë më parë në një intervistë të dhënë u shpreh, se mundohet t’i festojë si sulmuesit më në formë të momentit.xhixha

Së fundmi sulmuesi ka vendosur të postojë në profilin e tij zyrtar disa nga festimet e tij të veçanta, ku imiton sulmues si Ronaldo, Grizman, Nejmar, Haland dhe Piontek. Diçka e veçantë nga talenti shqiptar, që ka “sjellë” në Superiore yjet botëror.

gf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"