Nga Ronaldo te CR7, të gjithë në këmbët e Mbape/ 24-vjetor golash, vetëm Nejmar më mirë se ylli francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 21:20

Nga Ronaldo te CR7, të gjithë në këmbët e Mbape/ 24-vjetor golash, vetëm Nejmar më mirë se ylli francez

Kilië Mbape mbushi 24 vjeç këtë të mar të dhe kjo na shërben për të ndërtuar një pikë relative progresi statistikor, duke krahasuar efikasitetin e tij para portës me më të mëdhenjtë. Ndoshta nuk i ka arritur të gjithë, por me siguri po ecën shumë shpejt.

Kylian-Mbappe-Lionel-Messi-Neymar-PSG

Bërja e krahasimeve është gjithmonë e rrezikshme. Sidomos kur bëhet fjalë për të përballur golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit. Për të qenë të saktë, padyshim që duhen të marrë parasysh veçoritë e futbollit të çdo epoke; për secilën prej tyre mbizotërimi i skuadrave që favorizojnë mbrojtjen (epoka “catenaçio” e fundit të viteve 1990); niveli i kampionatit në të cilin lojtari ‘tërbohet’ në karrierën e tij.

Pra, për të krahasuar ndikimin e Kilië Mbapesë, në skenën fenomenëve sulmuese të këtij sporti, do të mbështetemi vetëm në statistikat e pastra. Dhe në këtë lojë të vogël, gjeniu francez është absolutisht në fazë të avancuar.

MESATARE MARRAMENDËSE

Sipas shifrave të përpiluara nga Opta, të cilat marrin parasysh ndeshjet e klubeve dhe kombëtareve, Mbape kulmon në ditën e 24-vjetorit të tij me 253 gola të shënuar në 363 ndeshje. Ose mesatarisht 0.69 gola çdo 90 minuta.

Në detaje, janë 36 gola për ekipin francez, 190 me PSG-në dhe 27 me Monakonë. Nënkampioni i botës në vitin 2022 po avancon me shpejtësi rrufeje në fushën e më të mëdhenjve. Aq më tepër që për krahasim, në të njëjtën moshë, Ronaldo (233), Lionel Messi (197), Kristiano Ronaldo (132), Karim Benzema dhe Thieri Henri (89) që asokohe nuk ishin aq efektivë përpara porte.

Vetëm shoku i tij i skuadrës, Nejmar, po lundronte në moshën 24- vjeçare drejt lartësive edhe më marramendëse, me 257 gola të shënuar deri në ditëlindjen e tij të 24-t. Nuk ka dyshim se, me ritmin me të cilin është nisur, Mbape do ta arrijë shumë shpejt të mbushë hendekun. Pra, shihemi në 25-vjetorin e tij.

GOLAT E MË TË MËDHENJVE DERISA MBUSHËN 24 VJEÇ

KILIË MBAPE : 253 GOLA NË 363 NDESHJE

NEJMAR : 257 GOLA

RONALDO DA LIMA : 233 GOLA

LIONEL MESI : 197 GOLA

KRISTIANO RONALDO : 132 GOLA

KARIM BENZEMA : 127 GOLA

TIERI HENRI : 89 GOLA

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"