Nga Roben te Di Maria, ja ish-lojtarët që i kanë shënuar Realit në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 14:36

Nga Roben te Di Maria, ja ish-lojtarët që i kanë shënuar Realit në Champions

Me dopietën e realizuar dje në mbrëmje, në “Parc de Prens”, Angel Di Maria, ka qenë ai që ka vendosur sfidën mes PSG-së dhe Realit, e cila përfundoi 3-0.

di maria

Lojtari argjentinas ka veshur fanellën e “Los Blancos” gjatë viteve 2010-2014 ku ka fituar dhe një Champions.

Por, ai nuk është i vetmi ish-lojtar që i ka shënuar madrilenëve. Di Maria me golin e shënuar mbrëmë u bë lojtari i 9-të që i shënon ish-skuadrës tij në Champions.

Zamorano, Hulio Cesar, Morientes, Roben, Shnajder, Huntelar, Morata dhe Hames Rodrigez kanë qenë futbollistët e tjerë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"