Nga Rita Ora me Taika Uaititi te Keit Uinslet dhe Tom Kruz, ja yjet që shkëlqyen në finalen e Uimbëlldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 19:00

Nga Rita Ora me Taika Uaititi te Keit Uinslet dhe Tom Kruz, ja yjet që shkëlqyen në finalen e Uimbëlldon

Keit Uinslett u shfaq në Kampionatin e Uimbëlldon pasdite e sotme teksa Nik Kirios dhe Novak Xhokoviç përgatiteshin të përballeshin me njëri-tjetrin në finalen e shumëpritur. Aktorja e njohur tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj teksa iu bashkua një mori figurash të njohura. Ajo kishte zgjedhur një fustan veror ngjyrë bojqielli me një dantellë të qëndisur të bardhë.

Ajo e kombinoi veshjen me një palë taka kamoshi kafe dhe shumë aksesorë, duke përfshirë disa varse me gjatësi të ndryshme, byzylykë dhe një orë ari. Aktorja dukej se i ishte përmbajtur kodit të veshjes së ‘Summer Smart dhe Eco-Conscious’ – që përdorin Uimbëlldon për të inkurajuar veshjet miqësore me mjedisin. Dhe ajo ishte vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që morën pjesë në ngjarjen sportive.

E pranishme ishte edhe Popi Deleving, e cila kishte zgjedhur një kostum klasik të verdhë. Popi u ul përkrah Andrju Garfilld. Ky i fundit kishte veshur një kostum bezhë që e kishte shoqërur me një këmishë me vija.

Mat Smith i Crown-it i qëndroi besnik ngjyrës së bardhë me pantallona klasike dhe një këmishë të lehtë me mëngë të shkurtra. Look-un e tij e plotësoi me një palë këpucë kafe, orë dhe syze.

Ndërkohë, nuk mungoi as Tom Kruz i veshur me një kostum blu, shoqëruar me një këmishë të bardhë të pastër dhe një kravatë ‘baby blu’. Ylli i Holliud shfaq në super formë duke buzëqeshur dhe përshëndetur fansat.

Edhe Rita Ora dhe partneri i saj Taika Uaiti tërhoqën vëmendje me praninë e tyre në ditën e fundit të kampionatit. Këngëtarja e ‘For You’ veshi një fustan midi shumëngjyrësh, me dizajn abstrakt, me mëngë të gjata, që i theksonte format për tu patur zili.

Ylli buzëqeshi teksa mbante për krahu regjisorin, i cili dukej elegant me një kostum të thjeshtë bardh e zi. Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë dore ‘Miu Miu’ ngjyrë kafe dhe sandale të gjata. Rita mbante unaza elegante ndërsa në mes të këtyre temperaturave të larta kishte zgjedhur që flokët t’i kapte. Ajo zgjodhi një make-up të pastër, veror.

Taika veshi një një palë pantallona të zeza me një këmishë të bardhë Prada. Regjisori, 46 vjeç, e shoqëroi pamjen elegante me një kapele dhe atlete. Dyshja kohët e fundit u shfaqën më të dashuruar se kurrë në premierën e ‘Thor: Love and Thunder’ në Londër të martën.  Prej javësh, mediat e huaja raportojnë se çifti po planifikon një dasmë por vetë ata nuk kanë reaguar.

      

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"