Nga rezervat për gjykimin te eliminimi nga Kupa, trajneri Dedja: Doja të kualifikoheshim, goditja psikologjike na ka dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 18:57

Nga rezervat për gjykimin te eliminimi nga Kupa, trajneri Dedja: Doja të kualifikoheshim, goditja psikologjike na ka dëmtuar

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja, foli pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë për emisionin “Gol pas Golit”, duke u shpreh:

Hysen Dedja

“Në Shkodër mund të merrnim më tepër, ishte rezultati 2-0. Ndodhi si ndodhi, e kemi analizuar. Patëm rritje në  mbrojtje kemi probleme në  organizimin e lojës.

Nuk jam i mendimit për skuadrën që isha 3-4 ditë më para. Ishim më të qartë pavarësisht rezultatit negativ. Goditja psikologjike na ka dëmtuar. Tani mendojmë për “play-out”, edhe pse sportdashësit është e rëndë. Duhet të dalim nga kjo gjendje. Na vjen keq që mbetëm me një lojtar më pak.

KARTONI I KUQ- E zuri për fanelle, e lëshoi, lojtari vrapon, kur topin e kontrollon portieri Shehi, ai rrëzohet.

KALENDARI I NGJESHUR DHE ELIMINIMI NGA KUPA – Ishte një lojë lehtësimi, po kisha dëshirë të kalonim turnin, për një anë të mirë psikologjike. Sot u munduan dhe luajtën në fazën mbrojtëse. Duhet të punojmë shumë si të ndërtojmë aksionet. Koha  është e shkurtër. Të paktën gjendjen dhe anën fizike ta ruajmë.

REZERVAT NDAJ GJYQTARIT- Unë nuk di të flas për periudhën që skam qenë unë. Me Tiranën na u mohua një penallti. Edhe në Shkodër me Bylisin kemi marrë penallti të paqenë. Goli i dytë vjen nga një faull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"