Nga Reja te shanset e Brojës si titullar, Jetmir Halilaj live nga Uembli: Ja sa do të jetë numri i tifozëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2021 | 18:01

Nga Reja te shanset e Brojës si titullar, Jetmir Halilaj live nga Uembli: Ja sa do të jetë numri i tifozëve shqiptarë

Shqipëria pritet të luajë një ndër ndeshjet e jetës mbrëmjen e sotme në Uembli duke u përballur me rivalët e vështirë të Anglisë. Në Londër, ndodhet dhe kryeredaktori i gazetës “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj i cili gjatë një raportimi live në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Enxhi Biba zbuloi disa fakte interesante për numrin e tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium, por komentoi dhe gjendjen e kuqezinjve pak orë para startit të sfidës.

bandicam 2021-11-12 17-44-53-840

Emocionet: “Nuk na bie rasti shpesh të raportojmë nga Uembli, është emocionuese. Ka atmosferë, jam i befasuar që janë shitur të gjitha biletat, atmosfera në këtë zonë të Londrës. Duke sikur je në Shqipëri për numrin e lartë të tifozëve shqiptar që ndodhen këtu.

Numri i tifozëve: “Nga aq sa munda të informohem duhet të jenë të paktën 14 mijë tifozë shqiptarë, do të tejkalohet 5% i tifozërisë mike, por priten edhe më shumë”.

Atmosfera: “Atmosfera në ekip ishte e mirë, ndoshta ka ndikuar lodhja nga udhëtimi. Më i tensionuari ishte Reja, lojtarët ishin më harmoni, në humor, do t’i shohim në fushën e lojës si do të jenë, por dje atmosfera ishte mjaft e mirë”.

Broja: “Nga informacionet që kemi, Broja është në forme, madje është gati të luajë dhe si titullar, megjithëse 99% të mundësive nuk do të jetë titullar, por nëse do Reja e ka gati. Nuk do të rrezikojë, por është dhe strategji këtë lëvizje me Brojën. Por stafi ka siguruar që është në gjendje të mirë, megjithëse do ta nisë nga stoli”.

Mundësia për të bërë karrierë: “Ka mundësi që Strakosha të jetë titullar, por jo për faktin se ka interes nga ekipet angleze. Kjo është vitrinë për ata që do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të kenë audiencë të madhe, luajnë në Uembli, kundër Anglisë, ka menaxher të shumtë. E ardhmja e një futbollisti mund të joshët me një ndeshje si kjo pasi mund të kapësh kontratën e jetës”.

Kumbulla: “Në fakt në ndeshjen ndaj Polonisë ishte ndër më të mirët, ka një trajner kërkues dhe konkurrencë te Roma. Mund të jetë mundësi e mirë dhe për Kumbullën, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për të demonstruar, pasi i duhet skuadër për të luajtur, nuk i mungojnë ofertat si brenda dhe jashtë Italisë”.

254088419_877904606248399_9030891921259772360_n

Reja: “Ndoshta ishte nervoz pasi kishte shumë njerëz të interesuar, për shkak të kohës. Kur shkuam te qendra stërvitore, skuadra dukej më e relaksuar te trajneri. Nuk besoj se ka nevojë të motivojë skuadrën ndaj Anglisë, pasi pranohet çdo rezultat ndaj Anglisë”.

Ëndrra te kualifikimi: “Duhet të jemi realist, Shqipëria nuk i ka shënuar asnjëherë gol Anglisë këtu, dhe nuk ka fituar asnjëherë, por nuk duhet të dorëzohemi. Kemi përballë një nga skuadrat më të mira në botë, pavarësisht trofeve të munguar. Rezultat pozitiv do të ishte dhe barazimi, do të banuam krenar shqiptarët, por do të kishim dhe një shpërblim ekstra deri në 10 mijë euro për lojtar nëse fitojmë”.

Strategjia: “Italinë kur e mundi Anglinë në Europian nuk parkoi autobusin, Reja tha do të përpiqem të bëj diçka të tillë, mjaft të jetë ndeshje perfektë për të marrë rezultat pozitiv, do të shohim”.

Sauthgejt: Është pjesa italiane që i meshojnë mediat, por kuptohet psikologjia dhe sikleti kur kemi përballë një skuadrë të dobët më të vogël. Në fund të fundit kur luajnë skuadra si Shqipëria me Anglinë nuk ka çfarë të  humbë. Kjo e tremb Anglinë, pasi do të ndikonte dhe te opinioni, dhe nuk duan të nënvlerësojnë dhe ta surprizojnë”.

Nota: “Nuk janë mbyllur ende kualifikueset, nota vendosin trajnerët, për mua ka pasur progres jo aq sa do të donim për brezin e lojtarëve, por në fillim të edicionit të thonin që do të merrnim vendin e tretë do të firmosnim të gjithë. Ka një brez të mirë lojtarët me të cilët mund të shkojmë më larg, të paktën në Europian”.

Lojtari që pritet të surprizojë: “Nuk e di nëse ka një lojtarë të kalibrit të Demollarit, mendoj se Gjasula do të bëjë mirë në këtë sfidë”.

Parashikimi: “Nëse dalim të pamposhtur do të ishte arritje e madhe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"