Nga Ramadan Shehu te Bogdani, U-19 tani ka “alergji” nga goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 21:10

Nga Ramadan Shehu te Bogdani, U-19 tani ka “alergji” nga goli

Në fushë ka regjis truar rekorde. Si me Kombëtaren, ashtu edhe në karrierën e tij në futbollin italian. Mjaft të kujtohen golat e shënuar si kuqezi dhe emri i Erjon Bogdanit është në historinë e Kombëtares shqiptare si një rekord i mbetur ende në fuqi.

Kombetarja-U19

Mirëpo, 18 golat e bomberit me fanellën e Kombëtares nuk po shndërrohen në frymëzim për të besuarit që drejton në Kombëtaren U-19. Në përfundim të edicionit kualifikues është fiks koha për të bërë një analizë dhe krahasim në bazë të ecurive që ka pasur kjo përfaqësuese në dhjetë kualifikueset e fundit. Nga trajneri Ramadan Shehu tek Erjon Bogdani që sapo përfundoi edicionin e dytë në krye të Kombëtares U19, “Panorama Sport” ju sjell me anë të tabelave pikët, renditjen përfundimtare në çdo sezon, “padrejtësitë” që u janë bërë kuqezinjve, si dhe gafat e rënda që ka bërë përfaqësuesja jonë.

U19-kombetarja-e-fundit

PROBLEMI – Specifika e kualifikueseve për 19- vjeçarët është se grupet nga katër skuadra japin mundësinë e vetëm një ballafaqimi me secilin. Nëse ka një emërues të përbashkët për të gjithë trajnerët që e kanë drejtuar përfaqësuesen U-19 në dhjetë edicione, është goli. 23 gola të shënuar në 30 ndeshje rezultojnë me mesataren 0.7 gola për ndeshje të 19- vjeçarëve. Gjithashtu, raporti i pikëve mesatare për ndeshje në këto edicione të marra nën vëzhgim është jo më shumë sesa 0.63.

Bekim Balaj

RENDITJET – Në këto dhjetë kualifikuese, trajnerët Skënder Gega dhe Altin Lala kanë qëndruar vetëm nga një edicion në krye të U-19, ndërsa Ramadan Shehu, Foto Strakosha, Arjan Bellai dhe Erjon Bogdani kanë drejtuar dy vite, pra gjashtë ndeshje zyrtare. Në kualifikueset Euro 2010 dhe Euro 2011, Shehu ka grumbulluar tre dhe një pikë, përkatësisht në vend të parafundit dhe të fundit. Foto Strakosha, në dy edicionet që ka drejtuar, është renditur në vend të fundit, por në vitin e tij të parë ka qenë vetëm një pikë larg kualifikimit. Arjan Bellai numëron nga një fitore në secilin edicion.

Ramadan Shehu

REKORDET – Një “puç” i 19-vjeçarëve danezë ka hequr shansin e kualifikimit për kombëtaren e drejtuar nga Skënder Gega. Për “Euro 2012”, Shqipëria e renditur e treta me katër pikë, nuk ia doli për shkak se ndeshja e fundit mes Danimarkës së kualifikuar dhe Austrisë vendëse përfundoi në barazim pa gola. “Biskota” në përballjen e fundit kualifikoi edhe austriakët. Më tej, për fat të keq, vijojnë rekordet negative.

Strakosha Foto

Altin Lala, për Euro 2015, nuk regjistron asnjë fitore, me golavarazh 2/7. Kombëtarja U19, nën drejtimin e trajnerit Bellai, regjistron dy humbje në tavolinë (Euro 2016), për gabim në rregullore dhe aktivizimin e një futbollisti të palejuar. Së fundmi, nga rekordmeni i golave me Kombëtaren A, Kombëtarja e 19- vjeçarëve me Bogdanin mbylli dy edicione pa asnjë fitore. Është nënvizuar loja e mirë dhe rastet voluminoze, por në fund një gol në gjashtë ndeshje.

Arjan Bellai

Lala Gega Erjon Bogdani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"