Nga prova me Porton te Bylisi, rrëfehet talenti 17-vjeçar: Ëndrra ime është që një ditë të luaj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 19:00

Nga prova me Porton te Bylisi, rrëfehet talenti 17-vjeçar: Ëndrra ime është që një ditë të luaj për…

Bylisi, këtë merkato e ka përqendruar te talentet dhe rishtas kanë afruar edhe një 17-vjeçar shtatlartë, si Marcelino Preka, i cili ishte së fundmi në provë te gjigantët e Portos, por nuk arriti të binde drejtuesit. 

alinani preka

Preka është një futbollist me shumë të ardhme, teksa ka luajtur me skuadrën Kombëtarë U-15, U17 apo dhe së fundmi po grumbullohet edhe nga U-19.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, shkodrani tregon se pse zgjodhi ballshiotët dhe ëndrrat që ka për të ardhmen.

Pas eksperiencës me moshat, tashmë nisni zyrtarisht karrierën në Kategorinë Superiore. Si ndihet Preka?

Unë jam 17 vjeç dhe mendoj që Bylisi është zgjedhja më e mirë për karrierën time. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për këtë ekip dhe mendoj që këtu do të avancoj dhe do të “piqem” si lojtar. Ekipi ka shumë lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë. Por unë gjithmonë kërkoj më shumë dhe do të tentoj që të jap kontributin tim për Bylisin.

Çfarë prisni nga kjo përvojë?

Këtë vit synimi im është që të stërvitem sa më shumë, sepse vetëm me punë arrihet gjithçka. Një hap pozitiv është që u bëra pjesë e një ekipi elite, duke qenë se unë kam moshën për të luajtur me të rinjtë ende. Normal që dëshira ime është që të debutoj sa më shpejt në Superiore, ashtu siç dëshiron çdo lojtar që luan në Shqipëri. Për sa i përket karrierës, unë po mendoj momentalisht vetëm për Bylisin. Dua që të jap më të mirën këtu pastaj gjithçka ia lëmë kohës.

preka

Kishit dëgjuar më parë për Ballshin dhe faktin që prej vitesh aty luajnë shumë shkodranë?

Për Bylisin kam dëgjuar që është një ekip shumë i mirë dhe që mund të jetë problem për çdo kundërshtar në Superiore. Ne ekip jemi shumë shkodranë, por ne jemi një grup i bashkuar, nuk ka rëndësi nga cila zonë e Shqipërisë vijmë këtu. Jemi këtu për këtë fanellë dhe po presim me padurim nisjen e kampionatit që të japim me të mirën tonë.

unnamed (1)

Jeni pjesë e përfaqësues U-19, cilat janë synimet e Prekës me fanellën kuqezi?

Me kombëtaren e kam nisur që nga U-15, kam vijuar me U-17, dhe tani po luaj me U19. Edhe pse luaj në kombëtaren e moshave ndjesia është e njëjtë, kur vesh atë fanellë emocionet janë të mëdha, sepse po luan për vendin tënd. Ëndrra ime është që një ditë të luaj për Kombëtaren A, por për të arritur deri aty kam shumë punë përpara.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"