Nga pozicion natyral te ofertat në merkato, flet Çinari: Për deri sa jemi sulmi më i mirë, kjo do të thotë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 18:34

Nga pozicion natyral te ofertat në merkato, flet Çinari: Për deri sa jemi sulmi më i mirë, kjo do të thotë që…

Eraldo Çinari ishte një nga futbollistët më të dalluar, në triumfin 3-0 të Partizanit ndaj Bylisit. Sulmuesi shkodran, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, duke u shprehur:

Cinari666

“Nuk na kanë munguar lojërat e mira, por rezultatet. Kishim hyrë me doemos për 3 pikët, sepse ne luftojmë për objektivat madhore. Sot ishte një ndeshje shumë e mirë dhe arritëm dolëm me 3 pikë.

Jemi sulmi më i mirë, çdo gjë fillon nga poshtë, mbrojta, mesfusha dhe sulmin. Kur komponentët punojnë ashtu siç duhet, është më e thjeshtë para portës.

Që i vogël kam luajtur në krah, si djathta dhe majtas, por edhe sulmues. Do i shërbej ekipi ku të ketë nevojë, por pozicion im natyral është djathtas.

Për deri sa jemi sulmi më i mirë, kjo do të thotë që ndërtimet e lojës janë më të mira se ekipet e tjera. Në ndeshje të caktuara nuk kemi qenë ashtu siç duhet dhe kemi ngrënë gola.

Nuk di asgjë për ofertat. I kam lexuar, për momentin jam i fokusuar te Partizani. Siç do futbollist që do të bëjë hapin jashtë edhe unë kaq qejf të bëj këtë hap, shpresoj ta bëj sa më shpejt”, u shpreh Çinari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"