Nga porta tek sulmi, zbulohen objekitvat e Salihamixhiç tek Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 20:04

Nga porta tek sulmi, zbulohen objekitvat e Salihamixhiç tek Bajerni

Hasan Salihamixhiç do të vazhdojë të punojë për merkaton e Bajernit të Mynihut edhe pse është ngritur në detyrë nga klubi gjerman. 

hasan salihamixhic

Drejtori i ri sportiv i bavarezëve do të nisë zyrtarisht në korrik të 2020- ës, dëshirë kjo e ish-presidentit, Uli Hënes. Por Brazzo nuk do ta braktisë misionin e tij për të sjellë në skuadër lojtarët që kërkohen nga klubi. Ai pritet të bëjë një ndryshim rrënjësor nga porta në sulm, për të forcuar skuadrën në të ardhmen.

PORTA – Manuel Nojer ka një kontratë deri në 2021-shin me gjermanët dhe për momentin po mendon për ta rinovuar atë edhe për të paktën dy sezone të tjera. 33-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë dhe shihet ende si shtylla e skuadrës. Por Salihamixhiç është duke ndjekur me kujdes edhe portierin e Shalkes, 23-vjeçarin, Aleksandër Nybel, i cili shihet si një nga portierët më të mirë për moshën që ka. Bavarezët kanë gati 20 milionë euro për gjermanin që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

MBROJTJA – Lukas Herandez dhe Benzhamë Pavar janë të lidhur deri në 2024-ën me skuadrën kampione të Gjermanisë. Joshua Kimish dhe Alfonso Dejvis deri në 2023-shin.

Të katërt këta lojtarë priten të qëndrojnë gjatë në Mynih dhe të vetmit që janë në pikëpyetje dhe nuk kanë vendosur për të ardhmen janë Havi Martinez dhe Zherom Boateng. Të dyve i skadon kontrata në 2021-shin. Për momentin nuk është parashikuar asnjë prurje e re në mbrojtje, pasi Brazzo kërkon që më parë të largojë disa lojtarë të cilët nuk janë më në planet e klubit.

MESFUSHA DHE SULMI – Edhe këtu mund të themi se skuadra është e kompletuar. Me Kimishin të ardhur nga mbrojtja, Bajerni ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh të cilët mund të luajnë në mesin e fushës, Tiago, Gorecka, Toliso, Kimish, Myler, Kutinjo dhe Kryson japin siguri për një të ardhme të mirë në klubin bavarez.

Edhe pse nuk përjashtohet një goditje surprizë në merkaton e verës nëse gjermanët nuk vendosin të mbajnë brazilianin Kutinjo, i cili do t’u kushtojë 120 milionë euro bavarezëve nëse binden nga performanca e tij. Si objektiv tjetër Salihamixhiç kërkon të marrë Sanenë nga Siti dhe të mbajë Gnabrinë dhe Komanin. Levandovski në sulm është i paprekshëm, por ajo që pritet të ndodhë është afrimi i një sulmuesi të dytë për të luajtur si zëvendësues i polakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"