Nga porta në sulm, te Besëlidhja priten 3 përforcime. Ja situata në kampin lezhjan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 15:48

Nga porta në sulm, te Besëlidhja priten 3 përforcime. Ja situata në kampin lezhjan

Besëlidhja vazhdon përgatitjet intensive prej tri javësh. Skuadra nuk ka bërë ndonjë afrim të bujshëm, megjithatë miqësoret kanë dëshmuar se janë në rrugën e duhur.

Erzeni-bESELIDHJA

Në 4 ndeshjet e zhvilluara kanë marrë jo vetëm rezultate të mira, por mbi të gjitha kanë bindur në lojë. Trajneri Alban Bruka në përgjithësi është i kënaqur me grupin që ka formatuar deri tani, por kërkon më tepër pasi futbollistët i kanë të gjitha mundësitë për këtë. Sa i përket merkatos, në ekip janë afruar tre serbët Marko Jeremiç, Nikola Zerial dhe Sreçko Milivojeviç, të cilët tashmë presin vetëm hedhjen e firmës në kontratë.

Ata e bindën stafin teknik dhe presidenti Gjok Noka është dakord që ata të veshin fanellën e Besëlidhjes. Në provë kanë ardhur shumë futbollistë, përfshi edhe një shkodran të dinastisë Bizi. Pjesë e prurjeve të verës mund të llogaritet edhe portieri Marvin Kodra, i ardhur nga kryeqyteti.

Ai ka qenë pjesë e Tiranës U-21. Objektivi mbetet ngjitja në elitë, por për të përballuar garën duhet më shumë punë dhe sidomos tani që struktura e Kategorisë së Parë ka ndryshuar. Trajneri ka deklaruar se Besëlidhjes i duhen edhe tri përforcime cilësore për të qenë pretendente, konkretisht një portier, një mesfushor dhe një sulmues.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"