Nga porta në sulm, 9 lojtarë të Bylisit vijnë nga përtej… kufirit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 18:15

Nga porta në sulm, 9 lojtarë të Bylisit vijnë nga përtej… kufirit

Bylisi nuk mendon që të ndalet. Pasi fituan në Lezhë, këtë herë udhëtojnë në Shijak. Atje i pret Erzeni pretendent, ndaj e thjeshtë nuk do të jetë assesi. E megjithatë, skuadra e drejtuar Jeton Beqiri është gati për ta kaluar edhe këtë pengesë.

apolonia bylis

Dëshira dhe cilësia në organikë nuk i mungon. U duk sikur do të qëndronin në hije gjatë merkatos, por e kundërta ngjau. Bënë afrime të domosdoshme në ato reparte dhe role ku kishte nevojë skuadra, në një kohë që një pjesë të madhe e titullarëve e ruajtën nga vjet.

Mallakastriotët edhe këtë vit në Kategorinë e Parë kanë “rekord” për numrin e të huajve në përbërje. Nga porta e deri në sulm, kanë plotë nëntë lojtarë që vijnë nga përtej kufirit.

Mirza Durakoviç dhe Alban Miftari vijnë nga Maqedonia e Veriut (ndonëse ata nuk llogariten si ekstrakomuniatrë), janë ata që do të mbrojnë katërkëndorin.

Në prapavijë është serbi Milosh Stojanoviç dhe braziliani Loran Kuintanila apo dhe franko-kongolezi Lionel Samba. Mesfushës, veç nigerianit Ntepe Frank, iu shtua braziliani Biringueta.

Në ekip është edhe Ismet Osmani, që ka lindur në Zvicër, ndonëse shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Nuk ka se si të mos mungojë një lojtar i huaj edhe në sulm, ku në sy bie nigeriani Bexhi Antoni.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"