Nga porta në mesfushë, ja “italianët” e Kombëtares që vijnë nga shkolla e katenaços

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 16:23

Nga porta në mesfushë, ja “italianët” e Kombëtares që vijnë nga shkolla e katenaços

Nga porta, në mbrojtje dhe mesfushë, Shqipëria ka boshtin më të rëndësishëm të lojtarëve që janë pjesë e kampionateve italiane të futbollit. Ja “axurrët” në dispozicion të Rejas dhe statistikat e tyre:

Kombetarja

ETRIT BERISHA – Portieri 30-vjeçar është aktivizuar 7 ndeshje me SPAL në Serinë A dhe një ndeshje në Kupën e Italisë. Numëron 720 minuta të plota deri më tani.

THOMAS STRAKOSHA – 24-vjeçari është në sezonin e dytë radhazi portieri titullar i padiskutueshëm i Lacios. Me bardhekaltrit ka zhvilluar 7 ndeshje në Serinë A dhe numëron 630 minuta. Në dy ndeshje në Europa Ligë ka zbritur 180 minuta në fushën e lojës.

ELSEID HYSAJ – Mbrojtësi 25-vjeçar ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje dhe 54 minuta në Serinë A, si dhe 104 minuta në 3 ndeshje miqësore gjatë periudhës së verës.

BERAT GJIMSHITI – Mbrojtësi 26-vjeçar luajti për herë të parë me Atalantën në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë si dhe ka fituar rolin e titullarit në Serinë A, ku numëron 540 minuta në gjashtë ndeshje.

KASTRIOT DERMAKU – Mbrojtësi 27-vjeçar ka qëndruar në shtatë ndeshje në pankinën e Parmës në Serinë A dhe ka zhvilluar vetëm 8 minuta në një ndeshje në Kupën e Italisë.

MARASH KUMBULLA – Mbrojtësi 19-vjeçar ka shënuar një gol rekord me Veronën dhe në sezonin e tij të parë në Serinë A numëron 438 minuta në pesë ndeshje si titullar. Në Kupën e Italisë ka zhvilluar 120 minuta.

FREDERIK VESELI – 26-vjeçari është mbrojtës titullar i Empolit në Serinë B italiane dhe deri më tani numëron shtatë ndeshje dhe 630 minuta të zhvilluara. Në Kupën e Italisë ai ka zhvilluar dy takime dhe numëron 120 minuta të luajtura.

LEDIAN MEMUSHAJ – Një eurogol nga goditja e dënimit në Serinë B për këtë edicion dhe shtatë ndeshje me një total prej 559 minutash numëron Ledian Memushaj me Peskaran. Mesfushori vlonjat ka zhvilluar edhe dy ndeshje në Kupën e Italisë me një total prej 80 minutash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"