Nga porta drejt vijës së parë, 25 madrilenët në “skaner”/ Ja “gjeneralët” e Ançelotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 22:17

Nga porta drejt vijës së parë, 25 madrilenët në “skaner”/ Ja “gjeneralët” e Ançelotit

Vendi i parë në kam pionat nuk është i thjeshtë, as për t’u arritur e aq më pak për t’u mbajtur deri në fund.

gettyimages-1336982908-612x612

Karlo Ançeloti e di mirë dhe po mundohet të menaxhojë forcat e lojtarëve për të pasur sa më shumë freski gjatë muajve në vazhdim. Ambiciet për La Liga-n, por edhe në Champions, detyrojnë teknikun italian që të zgjedhë në mënyrë maniakale kush do të luajë, e sidomos sa do të qëndrojë në fushë.

MË TË PËRDORURIT – Tibo Kurtua, edhe sepse është portieri e nuk shpenzon shumë forca, është deri tani lojtari më i përdorur nga Karlo Ançeloti. Ai nuk ka humbur asnjë ndeshje të Ligës apo të Champions-it duke i lejuar zëvendësit të tij, Lunit, vetëm dy ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Një tjetër me minutazh mbi 2000 mijë minuta është David Alaba. Austriaku ka “rënë” në këmbë në skemën madrilene. Ai e filloi sezonin mes pozicionit të qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë, por që tani është vendosur si gardiani i mbrojtjes së ekipit.

Puna e paqme është fryt i bashkëpunimit me Militaon, i cili është lojtari në fushë me më shumë minuta deri më tani. Lideri tjetër në aspektin e minutazhit është Karim Benzema.

Që nga largimi i Kristiano Ronaldos, francezi ka bërë një hov tjetër cilësor dhe që atëherë ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Real Madridit. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 24 gola. Hierarkia dhe përvoja e tij vihet re në skuadër, por ja që është vetëm lojtari i gjashtë më i përdorur nga trajneri i tij.

MESFUSHA NË PUNË – Kasemiro është lojtari i ngarkuar për të mbuluar të pasmet e Krosit dhe Modriçit. Për shkak të pozicionit, është ai që merr më së paku vlerësime nga tre mesfushorët, por është ndoshta figura më e rëndësishme në aspektin difensiv. Kjo është arsyeja pse lojtari brazilian është në 5 lojtarët me më shumë minuta në skuadrën e kryeqytetit spanjoll. Toni Kros po përjeton një nga momentet më të ëmbla që prej mbërritjes në Madrid.

Ai është lojtari me efektivitetin më të lartë të pasimeve në Ligë me një përqindje suksesi në shkallën 94 për qind, por është vetëm i teti në listën e përdorimit. Edhe Luka Modriç po jeton rininë e tij të dytë. Në moshën 36-vjeçare, kroati po ekspozon recitale futbolli në çdo lojë që luan. Më të mirit në fushë në finalen e Superkupës, klubi do t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2023 dhe “Në Bernabéu” do të mund të shijojë magjinë e tij edhe për një sezon.

PERSPEKTIVA – Vinicius, Valverde janë të tjerë të besuar të Ançelotit. Nëse braziliani vijon rritjen kjo ka ardhur edhe falë shtimit të kohës në fushë siç dëshmojnë 2540 minutat e luajtura deri tani. Të njëjtin fat do të kishte edhe Federiko Valverde, por mes dëmtitmit në gju dhe COVID-it, uruguaiani ka ulur xhirot e për pasojë minutazhin.

ANCELOTI 1

Marko Asensio së bashku me Rodrigon janë pronarë të krahut të djathtë, ku alternohen praktikisht në çdo ndeshje pa pasur vazhdimësinë e dëshiruar. Cilësitë e pamohueshme si futbollist të spanjollit cënohen nga fati i keq me dëmtimet dhe rregullsinë e pakët në lojën e tij. Pavarësisht kësaj, ai është një lojtar me peshë të madhe brenda skuadrës.

PËRDORIM I PAKËT – Siç është normale, brenda çdo skuadre ka titullarë dhe rezerva. Ançeloti nuk është nga ata që i pëlqejnë ndryshimet e shpeshta dhe këtë e dëshmojnë diferenca që kanë lojtarët e formacionit në minutazh me shokët e tjerë. Të patëkn 13 madrilenë kanë luajtur mbi 2000 minuta në këtë sezon, por ka edhe nga ata si Lunin që e shohin fushën me “dylbi”.

Fat të njëjtë me portierin ukrainas ka edhe djaloshi i akademisë Vajeho. Rast më shumë unik sesa i rrallë ai i Joviçit. Serbi ka hyrë në skenë vetëm në ndeshjet në të cilat Benzema ka pushuar, pra shumë rrallë. Ai dukej se reagoi në Anoeta me një gol dhe një asist për Vinicusin, por përtej realitetit, Joviç është nga ata që nuk i ka kaluar ende 500 minutat sezonale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"