Nga pizhamet e luksit te të dashurat, Haland një “kopje” e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 13:25

Nga pizhamet e luksit te të dashurat, Haland një “kopje” e Ronaldos

Ata janë dy prej em rave më të mëdhenj të futbollit botëror me miliona tifozë në të gjithë globin. Por shënimi i numrave rekord golash nuk është e vetmja e përbashkët e Erling Halandit dhe Kristiano Ronaldos. Nga pasioni i tyre për modën dhe pizhamet e ngjashme 2 mijë paundëshe, te të dashurat që ngjajnë dhe ritualet e ndeshjeve, janë të gjitha shenja se norvegjezi dhe portugezi janë dy “binjakë”.

ronaldo haland

MODA NJËLLOJ – Që të dy janë të njohur për pasionin e tyre për modën dhe markat e luksit. Haland është parë teksa vesh marka të njohura të shtëpive të modës si “Dolce and Gabbana” dhe “Burberry”, ndërsa portugezi preferon “Guçi” dhe “Jacob & Co”.

Të dy janë të apasionuar gjithashtu pas pizhameve. Këtë javë Haland u shfaq në festën e titullit me një palë pizhame “PJ” bojëqielli, ndërsa ka një koleksion të tyre përfshirë “Mojolica” që kushtojnë mbi 2400 paund seti te “Burberry” që kushton 1680 paund. Ronaldo nuk mbetet pas, ndërsa në jaht në vitin 2020 pozoi me një palë pizhame 1800 paund të “Louis Vuitton”.

323

553

KRIOTERAPIA – Çelësi i trupave të tyre perfekt vjen edhe prej dashurisë së tyre për terapitë e teknologjisë së lartë të dhomave me akull. Në vitin 2021, Ronaldo bleu një dhomë krioterapie që e zhvendosi edhe nga Torino në Mançester pas transferimit, për të ruajtur formën fizike.

Atij i pëlqen të shpenzojnë 3 minuta kohë në dhomë me temperaturën -160 gradë celsius. Vitin e shkuar Haland shpenzoi të njëjtën shifër për të blerë edhe ai një dhomë krioterapie. Terapia e akullit largon dhimbjen, çliron muskujt dhe i rikuperon ata, ndërsa ndihmon gjithashtu në rënien në peshë dhe redukton irritimet.

DIETA FOTOKOPJE – Sulmuesi i Sitit ndjek një dietë rigoroze, nuk pi alkool dhe as i frekuenton klubet e natës, pavarësisht se ka pranuar se shijon herë pas here një gotë kokteji “Pina colada”.

Dieta e tij ndryshoi kur ai luante për Salcburgun dhe ka bazë peshku kryesisht. Dhe ai e ndryshoi atë kur dëgjoi se peshku ishte një nga faktorët e gjendjes fizike të shkëlqyer të Ronaldos pas të 30-ave.

“Ai dëgjoi një histori të Patris Evrasë, në lidhje me një drekë që kishte me Ronaldon me peshk dhe asgjë tjetër. Erling tani provon të bëjë të njëjtën gjë, sepse Ronaldo tregon se është ende në kulmin e formës së tij dhe kjo tregon se po bën gjërat e duhura”, tha babai i Halandit, Alf-Inge.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është i disiplinuar në ushqim. Përveç peshkut, ai dashuron djathin, frutat dhe perimet dhe u qëndron larg alkoolit dhe pijeve me sheqer.

TË DASHURAT – Si Ronaldo ashtu edhe Haland kanë në krah të tyre dy vajza, të cilat ngjajnë jo pak me njëra-tjetrën. Xhorxhina Rodrigez, modelja argjentinase sot është kthyer në një investitore dhe ka gati 50 milionë ndjekës në rrjetet sociale, është partnerja më e ndjekur e një futbollisti në botë.

Ndërsa 19- vjeçarja Izabel, e dashura studente e Halandit, ka lënë Norvegjinë për të jetuar me sulmuesin në Mançester. Ajo nuk është thjesht e dashura e një prej futbollistëve më të mirë në botë, por është gjithashtu edhe vetë futbolliste dhe ata janë takuar kur luanin të dy me klubin e Brynesë në vendlindje.

99

88

RITUALI I FOTOVE – Këtë vit, tifozët e kujdesshëm vunë re një ritual të ngjashëm mes Halandit dhe Ronaldos. Në foton e skuadrës së Mançester Sitit përpara ndeshjes me Realin e Madridit në Champions, sulmuesi norvegjez u fotografua në majat e gishtërinjve.

Një pozë kjo që preferohet për vite me radhë nga portugezi, veçanërisht kur ai nuk shfaqet vetëm përpara aparatit dhe dëshiron të tregojë se është më i gjatë.

12

2021

REKORDMENË – Ti nuk mund të mohosh se Haland dhe Ronaldo janë dy prej lojtarëve më të mirë, kanë luajtur për dy klubet e Mançesterit dhe rekordet e golave flasin vetë.

CR7 mban rekordin e golave me kombëtaren (122) dhe gjithashtu të prezencave në Champions (183). Ndërsa Haland është duke ndërtuar trashëgiminë e tij.

Këtë vit, 22-vjeçari theu rekordin e golave të një sezoni në Premier Ligë dhe ai shihet si nga kërcënimet e para që u kanosen rekordeve të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

“Haland është nga të paktët lojtarë që i afrohet Kristianos sa i përket instinktit të golit”, tha Bernardo Silva pak kohë më parë, ylli i Sitit, i cili ka pasur shansin të luajë me të dy ata.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"