Nga përmbysja 6-1 te duelet në merkato, Barcelona-PSG është një “derbi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 12:25

Nga përmbysja 6-1 te duelet në merkato, Barcelona-PSG është një “derbi”

Barcelona dhe PSG-ja kurrë nuk ishin përballur në Europë me njëra-tjetrën që nga viti 1995. Por që nga viti 2013 janë luajtur 8 ndeshje në Champions mes tyre.

UEFA-Admits-Barcelona-Were-Helped-By-Referee-In-Their-6-1-Win-Over-PSG

Sfidat në merkato për të përmirësuar ekipet, përmbysja historike 6-1 në “Camp Nou”, blerja e Nejmarit nga ana e francezëve, raporti indirekt me Katarin dhe shumë arsye të tjera kanë ndërtuar një rivalitet që është nxehur shumë dhe do të vazhdojë edhe për Lionel Mesin.

KËRKOHEJ VERRATI – Barcelona u fiksua në vitet e fundit me disa lojtarë të PSG-së. Kërkonte një qendërmbrojtës sepse Pyjol po jepte sinjale për t’u larguar dhe u hodh në sulm për Tiago Silvën në vitin 2013. Dështoi dhe Zubizareta u hodh në sulm për brazilianin tjetër, David Luiz.

Tentativa e tretë ishte Markuinjos dhe PSG-së nuk i pëlqeu aspak kjo gjë. “Beteja” arriti majat në momentet kur presidenti Bartomeu takoi Verratin në Formentera. Por nga ai moment, mesfushori italian u “burgos” nga emiri i Katarit. Ky i fundit detyroi lojtarin që të shkëpuste marrëdhëniet me menaxherin e tij dhe t’u kërkonte falje tifozëve.

PËRMBYSJA 6-1 – Muaj përpara se Nejmar të transferohej te PSG-ja, dy skuadrat luajtën një nga eliminatoret më historike të Champions-it. Më 14 shkurtin e vitit 2017-të, francezët fituan 4-0 në Paris. Por në ndeshjen e kthimit Nejmar ishte në formë spektakolare dhe Barcelona fitoi 6-1.

PSG-ja nuk ishte e aftë që ta përballonte uraganin katalanas dhe u fut në librat e errët të historisë së futbollit. Francezët nuk e përtypën dot humbjen dhe i dërguan një ankesë UEFA-s.

ÇËSHTJA “NEJMAR” – Të nxehtë nga episodi me Verratin, por të ftohtë për të thurur një plan strategjik prej vitesh. Drejtuesit e ekipit francez bënë transferimin e bujshëm në vitin 2017 duke blerë Nejmarin për 222 milionë euro. Barcelona u fut në krizë dhe ato para i shpenzoi për transferimin e Dembelesë dhe Kutinjos, të cilët zhgënjyen. Bartomeu donte ta rikthente brazilianin në vitin 2019, por nuk ia doli.

DE JONG – Ishte një nga triumfet e Barcelonës në merkato. U bë mesfushori i modës kur luante me Ajaksin dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave në Europë. Por Bartomeu e takoi vetë lojtarin dhe shkoi në Amsterdam për t’i marrë firmën.

MESI – Dueli i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është për kapitenin e Barcelonës. Kontrata e këtij të fundit është drejt skadimit dhe PSG-ja po bën gjithçka që ta bindë që të pranojë ofertën e francezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"