Nga Peqini në Cërrik, Elbasani si “çifuti në shkretëtirë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 19:43

Nga Peqini në Cërrik, Elbasani si “çifuti në shkretëtirë”

Elbasani është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të përballjes me Lushnjën këtë fundjavë. Verdheblutë janë të detyruar të shtegtojnë sërish.

nexhip trungu

Për shkak të mbjelljes së barit në fushën e “Elbasan Arena”-s, ata nuk mund të luajnë në këtë stadium as këtë javë. Kësaj here do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre si pritës në qytetin e Cërrikut, ndryshe nga një javë më parë, kur me Pogradecin luajtën në stadiumin e Peqinit. Edhe pse Elbasani luan në një fushë asnjanëse dhe mes shumë hallesh, sërish verdheblutë besojnë se nuk do dalin duarbosh nga sfida me kryesuesit e grupit.

Të paktën kështu shprehet në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi Kejdi Balla, i cili shënoi edhe golin e parë zyrtar me Elbasanin në ndeshjen e kaluar ndaj Pogradecit. “Së pari, shpresoj që goli me Pogradecin të jetë një pikënisje si në aspektin personal, por më së shumti për skuadrën, që t’i japim mundësitë të marrë sa më shumë pikë për të realizuar objektivat.

Nuk i kemi bërë një nisje të mirë kampionatit, por jam i bindur se i kemi mundësitë për të rikuperuar rrugës. Do të bëjmë maksimumin edhe me Lushnjën, edhe pse është ekipi kryesues. Nuk është asnjëherë vonë për të nisur një kthesë në rezultate dhe ky është momenti i duhur”, u shpreh për gazetën sulmuesi 20-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"