Nga pengu i karrierës te derbi dhe ndeshja më e vështirë, rrëfehet Devi Muka: Ju tregoj mesfushorin më të mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 23:39

Nga pengu i karrierës te derbi dhe ndeshja më e vështirë, rrëfehet Devi Muka: Ju tregoj mesfushorin më të mirë në Shqipëri

Ish-kapiteni i Tiranës, Devi Muka, tashmë në rolin e drejtorit të akademisë, dha një intervistë special për faqen zyrtare të klubit. 44-vjeçari, është padyshim një nga figurat më të dashura të tifozerisë bardheblu dhe një emër që ka dhënë kaq shumë për ekipin më të titulluar në Shqipëri.

Muka

Në prononcimin e tij, ndër të tjera, Muka, tregoi momentet më të mira dhe më të vështira, pengun e karrierës, si dhe zbuloi lojtarin që i pëlqen më shumë të Tirana aktuale.

VLERËSIMI PËR BATHËN- Tirana po funksionon në grup, por do të veçoja Bathën që është një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Ka një përgjegjësi e madhe pasi është kapiten i Tiranës dhe unë e kam provuar vetë këtë ndjesi.

TIRANA AKTUALE- Presidenti Halili ka bërë një punë të mirë pasi ka gërshetuar të rinjtë me lojtarët me eksperiencë. Tirana është e frikshme është në këtë pozicion që është tani edhe pse me këtë sistem kampionatin çdo ndeshje është e vështirë.

DERBI- Në kohën time, derbit i kemi fituar gjithmonë ne. Kam shënuar 3 herë në 3 derbi dhe Tirana ka fituar me golat e mi. Nuk I kemi pasur rivalë direkt në atë kohë pasi ne luftonin për kampion dhe ata ishin në mes të tabelës. Tani derbi më I bukur që më ka pëlqyer është 5-1 dhe kur e kujtoj tani emocionohem.

PENGU I KARRIERËS- Penalltia ndaj Ferencvaroshit, ishte hera e parë që Tirana do të kalonte dy ture në Europë. Në dy ndeshje kam shënuar 3 gola, por humba penalltinë dhe nuk kaluam më tej.

NDESHJA MË E VËSHTIRË NË KARRIERË- Ka qenë ajo kundër Dinamo Zagrebit, kur isha pjesë e Varteks në kampionatin kroat. Isha një lojtar i ri dhe nuk dija asgjë, as gjuhë dhe nuk e njihja ambientin. Ajo ka qenë një nga ndeshjet më të mira dhe më të vështira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"