Nga Pejiç te Gega, ja kandidatët për të marrë drejtimin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 11:10

Nga Pejiç te Gega, ja kandidatët për të marrë drejtimin e Kukësit

Pero Pejiç është “basti” i presidentit Safet Gjici për ta ulur në stolin e Kukësit. “Panorama Sport” zbulon se ish-sulmuesi kroat i cili është shpallur kampion me verilindorët, ruan ende raporte me Gjicin dhe nuk është çudi që ta pasojë Duron në stolin e Kukësit.pejic

Pejiç ka përfunduar kurset e licencimit për trajner në këto dy vitet e fundit. Natyrisht, hezitimi i vetëm është fakti se kroati nuk ka eksperiencë dhe në këtë moment ndoshta Kukësit i duhet një trajner me përvojë në kampionatin shqiptar.

Një i tillë është Skënder Gega, i cili që prej angazhimit me Partizanin në sezonin e kaluar, nuk ka drejtuar më skuadër. Ndërkohë, gazeta zbulon se kandidatë potencialë janë gjithashtu emra si Gugash Magani, Bledi Shkëmbi, Orges Shehi dhe Igli Allmuça.

Këta emra po diskutohen në orët e fundit mes drejtuesve të Kukësit dhe gjasat janë që deri nesër ekipi të ketë një trajner të ri.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"