Nga pagesat e deri tek borxhet, Idrizi vendos kushte: Mbyllëm gojat e liga, të mos privatizohet klubi deri… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 14:06

Nga pagesat e deri tek borxhet, Idrizi vendos kushte: Mbyllëm gojat e liga, të mos privatizohet klubi deri… (E PLOTË)

Ditën “fluturojnë” dhe bashkë me to “sh trëngohet rripi” për Flamurtarin. Ashtu sikundër kryetari i bashkisë, Dritan Leli, konfirmoi një ditë më parë për “Panorama Sport” se ishte në pritje të një tjetër takimi me Sinan Idrizin, pritja nuk zgjati shumë. Leli dhe Idrizi u takuan sërish dje. Gjendur përballë faktit se nuk ka asnjë interesim nga biznese apo kompani për klubin, kryebashkiaku u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kompanive turke. Por Idrizi nuk qëndron pa u plotësuar disa kushte. Për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit tha se nuk mund të mbajë një ekip me probleme.

sinan idrizi dritan leli

“Sot (dje) zhvillova një tjetër takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli. Kryetari do që ne të vazhdojmë bashkëpunimin dhe këtë më tha. Problemi është që llogaritë e klubit janë të bllokuara. Edhe pagesat që po bëjmë aktualisht për ish-lojtarët, po i bëjmë nga llogaritë tona nga jashtë. Kjo gjë më ka vënë në vështirësi. Ne nuk duam të kemi probleme nesër, ndaj pagesat, siç e dini, i bëjmë përmes sistemit bankar.

Nuk mund të mbaj një ekip me probleme që të marrë lekët. Duhet një mënyrë e qartë financimi. Nëse nuk ndodh kështu, unë ia thashë edhe Lelit, më vjen keq, por pas 31 korrikut nuk qëndroj dot. Nëse mua brenda kësaj jave më sjellin një projekt konkret me rregulla të qarta funksionimi dhe financimi, unë qëndroj.

Pra, të më tregojnë mundësinë që unë të investoj. Në të kundërt, mbyll detyrimet e mia dhe në fund të muajit largohem. I thashë kryetarit të bashkisë që ta shtyjnë privatizimin e klubit. Të mos e hapin derisa ekipi të ngjitet në Superiore. Që të mbyllen gojët e liga dhe këta të ‘Facebook’-ut që thonë se duan ta privatizojnë klubin tani për ta blerë më lirë meqë ka rënë në Kategori të Dytë. Ta marrin vesh mirë ata: Flamurtari nuk është klub që shet fanellën!”, tha Idrizi.

PAGESAT

Sinan Idrizi flet edhe për pagesat që po kryhen ndaj ish-futbollistëve. Administratori thotë se ka vështirësi për shkak të llogarive bankare të bllokuara. “Kemi nisur pagesat e ish-lojtarëve. Natyrisht që iu kam kërkuar ndjesë për vonesat. Por sikundër premtova, kam nisur që të shlyej detyrimet e mia. Falënderoj lojtarët që janë sjellë vërtetë zotërinj dhe korrektë me Flamurtarin dhe na kanë mirëkuptuar. Por edhe ky proces ka vështirësitë e veta. Pasi sikundër e thashë më lart, pagesat po i bëjmë nëpërmjet llogarive të tjera bankare të kompanive tona jashtë vendit dhe jo nga të klubit, pasi të klubit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kërkoj durim dhe mirëkuptim nga ish-lojtarët të cilëve u detyrohemi”, u shpreh administratori.

BORXHET

Ditët e fundit, Tarik Trbiç, avokati i futbollistëve Lirim Mema, Kreshnik Nebihu, Bajram Nebiu dhe Semir Bajrakterviç, ka deklaruar për gazetën se është në pritje që klientët e tij të shlyhen sa më shpejt dhe se pa u paguar ata, klubi i Flamurtarit nuk kryen dot asnjë transferim në merkato. I pyetur për këto detyrime, Idrizi është shprehur: “Jemi në rrugën e zgjidhjes edhe për këto detyrime

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"